BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Lifestyle

Rituali i pazakontë fetar në “Malin e Seksit”, marrëdhënie me të huajt për fat

Rituali i pazakontë fetar në “Malin e Seksit”,

Është një nga vendet sekrete më të çuditshëm dhe më i fshehur në Indonezi. Në vendin me përqindjen më të lartë të myslimanëve në botë, mijëra pelegrinë udhëtojnë për në Gunung Kemukus, i njohur ndryshe si “Mali i Seksit”.

I vendosur në qendër të ishullit Java, ky vend tërheq qindra njerëz që shkojnë në këtë kodër për t’u lutur dhe për të bërë seks me të panjohur, si pjesë e një rituali fetar që ka për qëllim ndjelljen e fatit të mirë.

Për të gërmuar nëpër sekretet e “Malit të Seksit” ka menduar Patrick Abboud, gazetari televiziv SBS, i cili ka qenë në mal dy javë për të depërtuar në kultin e pazakontë.

Rregulli është se ju duhet të shkoni në mal disa ditë dhe duhet të keni marrëdhënie seksuale shtatë herë rresht në mënyrë që rituali të quhet i përfunduar. Sipas një vlerësimi, më shumë se 8 mijë njerëz, kryesisht indonezian marrin pjesë në këtë maratonë seksi për të pasur fat dhe të kenë një kthesë rrënjësore në jetën e tyre: burra të martuar, shtëpiake, politikanë dhe prostituta, një mori njerëzish marrin pjesë në këtë rit seksual në kërkim të fatit të mirë.

Rituali javanez i ka rrënjët në shekullin e 16, ku sipas gojëdhënave një princ i ri indonezian ra në dashuri me njerkën e tij dhe ata vendosën të largoheshin në mal për të bërë dashuri. Por një natë, pikërisht kur ata ishin duke bërë seks, u kapën, u vranë dhe u varrosën.

“Atje ku u varrosën trupat e tyre tani është vend i shenjtë – shpjegon gazetari Abboud. “Që atëherë besohet se kushdo që mund të kryejë aktin seksual shtatë herë do të ketë fat të mirë, ndryshe nga dy të dashuruarit fatkeq”.