Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfehet 27 vjeçarja: Pas 10 vitesh u takova me të dashurin e parë i cili po më çmend, por u trondita kur zbulova...

Postuar: 12/09/2018 - 10:28

Një vajzë 27 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është ritakuar pas 10 vitesh me të dashurin e shkollës së mesme, por ai tani ka partnere dhe dy fëmijë.

Ajo thotë se ai i kërkoi të takoheshin dhe përfunduan duke bërë seks.

Më pas, ajo thotë se dyshja vazhduan lidhjen e tyre, derisa burri i tha se po ndahej nga partnerja e tij, por më pas i tregoi asaj se nuk po ndahej dhe se po jetonte me të dhe vajzat e tyre.

Vajza u shokua dhe nuk dinte çka të bënte, por e pranoi gjendjen e tij pasi e donte shumë.

Tani thotë se nuk e di çka të bëjë pasi mendon se ai nuk do të ndahet kurrë nga partnerja e tij dhe fshehurazi nuk mund të vazhdojnë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Kam rënë sërish në dashuri me djalin që më pëlqente në shkollë dhe seksi me të është i mahnitshëm, por ai ka partnere dhe fëmijë.

E ndjej se duhet të vazhdoj përpara pa të, përpara se të më thyhet zemra por zemra do të më thyhet edhe nëse unë ndaloj së takuari atë.

Ne u takuam pas 10 vitesh në një ritakim të shkollës, para gjashtë muajsh. Ne jemi nga 27 vjet.

Ne nuk kishim ndryshuar shumë, ende të gjatë, zeshkanë dhe me pamje të bukur. Ne i shkëmbyem numrat dhe ai më dërgoi mesazh ata natë, duke më thënë se ende ka ndjenja për mua. Unë dyshova në të fillimisht, qëndruam ashtu sikur ishim kthyer sërish në shkollë të mesme. Por ne vazhduam me mesazhet sërish dhe ai më kërkoi që të takoheshim.

Ai më tha se do të ndahej nga nëna e fëmijëve të tij.

Ne kemi pasur një ditë të mrekullueshme bashkë, duke folur dhe duke kujtuar kohërat e kaluara dhe duke folur për jetën tonë.

Më pas ne u puthëm dhe ai erdhi tek unë dhe ne bëmë seks për herë të parë.

Ne nuk kishim bërë seks kurrë kur ishim në lidhje pasi kemi qenë të ri. Që nga ajo ditë, ne jemi takuar me njëri tjetrin sa herë që kemi mundur.

Pas disa ditësh kur ne po dilnim, ai më rrëfeu se nuk po ndahej nga gruaja e tij dhe se po jetonte me të dhe dy vajzat e tyre.

Ishte shokuese pasi unë kam menduar se ai jetonte vetëm.

Isha e lënduar dhe nuk u takuam për një javë por ai më shkruante vazhdimisht.

Unë e kam pranuar situatën e tij sepse jam shumë e dashuruar në të dhe ai është bërë edhe shumë shok i mirë.

Ai del nga rutina e tij vetëm që të më bëjë të lumtur çdo ditë dhe ne shkruajmë nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Sidoqoftë, unë kam frikë se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga tani. Ne jemi në lidhje të fshehur dhe nuk mund t’i shpreh ndjenjat publikisht për të.

A duhet t’i jap atij ultimatum, por më pas unë nuk dua që të ndaj një familje? Koka ime thotë se duhet të vazhdoj tutje por zemra dhe trupi më thonë të qëndroj.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Përderisa ai e ka tortën e tij dhe e ha atë, ai nuk është i motivuar që të ndryshojë diçka në jetën e tij, ku ti mund të lëndohesh shumë.

Sa më gjatë që të vazhdojë afera, aq më shumë do të lëndohesh emocionalisht.

Pyete veten se çka është e gjithë kjo për ty në një kohë më të gjatë.

A je ti ajo që mund të jesh faji i tij sekret, të dalësh fshehurazi dhe të mos mund të flasësh publikisht për të?

Nuk do të jetë e lehtë të largohesh nga ai por do të jetë më mirë për ty. Nëse ai të do aq shumë dhe dëshiron të jetë me ty, ai është i vetmi që duhet të marrë një vendim, që të largohet nga lidhja në të cilën është. Mbaje mend se ai është baba dhe fëmijët e tij do të jenë gjithmonë pjesë e jetës së tij.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 10:07

Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet që të kujton planetin Vulcan nga "Star Trek". Raportohet se planeti i ri është 16 vite dritë nga Toka.

Postuar: 22/09/2018 - 10:02

Një ngjarje jo e rrallë, por vetëm një herë në 20 “top plazma” e krijuar nga shpërthi

Postuar: 21/09/2018 - 23:58

 Pavarësisht absurditeteve që mund të kenë dasmat dhe zakonet e tyre, vajzat në përgjithësi

Postuar: 21/09/2018 - 23:52

 Policia kolumbiane ka mbyllur një muze të vogël kushtuar jetës së lordit të drogës Pablo Es

Postuar: 21/09/2018 - 23:42

Rezultati i një studimi te realizuar me një kampion prej 40 femrash të ndjekura përgjatë 18 mua

Postuar: 21/09/2018 - 23:02

 Shumica prej jush nuk jeni të vetëdijshëm për mençurinë tuaj, prandaj edhe nuk e shfrytëzon