Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfimi tronditës:Tradhtova gruan për marrëdhënie treshe dhe tani...

Postuar: 20/10/2018 - 20:36

Një natë e çmendur mund të të shkatërrojë ose përmirësojë jetën. Një burrë i martuar ka përjetuar rastësisht marrëdhënie seksuale treshe me shoqen e fëmijërisë dhe bashkëshortin, por aty janë përfshirë dhe ndjenjat.

Në letrën për eksperten Deidre, tregon se ka rënë në dashuri, por nuk di çfarë të bëjë me jetën e tij.

Letra: Unë dhe shoqja ime u përfshimë në një marrëdhënie seksuale treshe dhe unë mendoj se kam rënë në dashuri me të. Por ne jemi të dy të martuar dhe unë jam baba i dy fëmijëve.

E njoh këtë mikeshë prej vitesh. Ajo është vajza e fqinjëve të mi tek shtëpia e prindërve dhe kemi luajtur bashkë që fëmijë. Jemi 32-vjeçarë dhe unë kam dy vajza të vogla. Ne u takuam rastësisht në një festë dhe shijuam çdo gjë duke kujtuar kohët e vjetra. Folëm për partnerët tanë dhe më pas biseda u bë intime.

Ajo bën gjëra të tilla, si seks tresh me bashkëshortin dhe kunatën e saj. Unë u habita për një moment, por doja ta fshihja këtë gjë prandaj u mundova të dukem i interesuar.

Pas disa javësh, ajo më telefonoi dhe më sugjeroi të dilnim për të pirë diçka. Mendoj se e dija çfarë do të ndodhte. Ajo më ftoi të shkoja në shtëpinë e tyre për të bërë pak qejf. I thashë bashkëshortes që do dilja me një mik të vjetër.

Bashkëshorti i saj dukej i këndshëm, ndonëse shumë më i madh se ne, 45 vjeç. Ne pimë disa pije dhe më pas shoqja ime sugjeroi që të bënim një lojë. Përfshinte heqjen e rrobave një nga një. Ndodhi e pashmangshmja. Bashkëshorti i saj po na shihte.

Shoqja ime dukej seksi dhe unë nuk i rezistova dot. Ajo më përgjigjej shpejt. Që prej atij momenti, jemi takuar sërish për të bërë seks treshe dhe nuk ndalem. Mendoj se po bie në dashuri me të nëpërmjet bisedave. Mendoj se dhe ajo ndihet njësoj, por nuk di a duhet të flas për këtë.

Nuk dua ta lëndoj familjen ime, por ndihem keq kur mendoj se nuk do e shoh më kurrë.

Deidre: Sigurisht që ajo që ke përjetuar me shoqen dhe bashkëshortin e saj të bën të eksitohesh dhe ndez ndjenjën e dashurisë. Por kjo nuk do të thotë se një marrëdhënie e gjatë mund të funksionojë.

Ju nuk keni ndarë aspak nga jeta normale. Nëse do jeni bashkë, do kesh vërdallë edhe vajzat e tua të vogla. Ndoshta ti dhe gruaja jote keni harruar pasionin dhe nuk jeni për martesë, por fëmijët nuk kanë faj. Provo të jesh i përgjegjshëm. Gjej kurajo që të mos e takosh më gruan tjetër. Thuaji gruas që ke nevojë që të provosh gjëra të reja me të, ndoshta çdo gjë do përmirësohet në lidhjen tuaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 09:15

 Në botë ekzistojnë shumë ligje të çuditshme, të cilat zbatohen për shkak të detyrimit ndaj shtetit. Këto ligje përfshijnë edhe shoferët, të cilët në situata të ndryshme marrin dënime të ndryshme.

Postuar: 16/11/2018 - 23:42

Adoleshentët janë duke i vënë vetes zjarrin në përpjekje të dëshpëruara për të gjetur famë në int

Postuar: 16/11/2018 - 22:57

Vendi mesdhetar që pritet t’i zërë vendin Japonisë për jetëgjatësinë më të lartë në botë

Postuar: 16/11/2018 - 22:39

Edhe çiftet më të apasionuar shpejtë ose vonë ndeshen me problemin e rutinës seksuale në dhomën e

Postuar: 16/11/2018 - 22:33

Këto imazhe mahnitëse janë marrë në momentin kur një vullkan shpërthen në një top të zjarrtë në

Postuar: 16/11/2018 - 21:40

Një baba zemërthyer ka treguar se si u zgjua për ta gjetur “princeshën  tij të bukur&r