BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Lifestyle

“Rritje në detyrë, tensione në dashuri e deri te projektet madhore”/ Horoskopi mujor nga Paolo Fox, zbardhet çfarë kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë majit

“Rritje në detyrë, tensione në dashuri e deri te projektet

DASHI: E besoni dot që erdhi maji? Muaji për të lindurit në shenjën e Dashit do të nisë me bekime nga kozmosi, sepse Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë do të kalojë në shenjën tuaj. Dhe bashkë me të, ju do të ndiheni plot sharm, do të jeni si një magnet për të tjerët. Admiruesit do të shtohen dhe jo vetëm në fushën e ndjenjave, por edhe në atë shoqërore. Ky është momenti i duhur të përqendroheni më shumë te pamja e jashtme. Ndryshoni gardërobën, bëni një model të ri flokësh, ose më të guximshmit, edhe një tatuazh. Lajme të reja do të vijnë për ju në datën 5 maj pasi Dielli dhe Urani do të takohen në shenjën e Demit. Lajmet do të lidhen me financat tuaja ose me mundësi të reja pune. Janë shumë të papritura ofertat, ndaj më shumë do t’ju shpërqendrojnë sa do t’ju gëzojnë. Nëse s’jeni të sigurt se çfarë të bëni, këshillohuni.

Nuk përjashtohen bonuset apo ngritjet në detyrë. Më datë 10, Mërkuri kalon në prapavijë dhe kthehet te Binjakët. Bëni kujdes dhe mos u ngarkoni më shumë me punë. Ky cikël i Mërkurit, edhe pse duket si klishe, do të sjellë vonesa ose keqkuptime. Nëse keni në plan të udhëtoni, bëni mirë të shkoni më herët se zakonisht pasi Mërkuri bën lojërat e tij. Gjërat nisin të shkojnë më mirë kur Jupiteri, planeti i fatit dhe mundësive të reja hyn në shenjën tuaj. Prej 12 vjetësh, qëndrimi Jupiterit në Dash nuk zgjaste kaq shumë. Fati do të jetë me ju, do të ndiheni më filozofikë dhe nuk do t’ju mungojë dëshira të zgjeroni horizontet tuaja. Eklipsi hënor në Akrep do të ndodhë më 15 maj, që do të thotë se do të ketë investime të reja. Në një nivel më personal, mos kini frikë të kërkoni mbështetje emocionale nga njerëzit që keni afër. Sezoni i Dashit mund të ketë mbaruar, por qielli është plot me energjinë e tij. Do të vini vetes qëllim të arrini objektiva personalë dhe projekte që janë krijuar plot pasion. Nëse po dilni me dikë, mbrëmjet romantike nuk mungojnë. Në aspektin fizik, bëni mirë të ushtroni një sport për të nxjerrë inatin apo ndjenjat e ndrydhura. Data 28 do të jetë e përsosura për të kërkuar rritje rroge, pasi më datë 30 Hëna e Re do të mbyllë muajin.

DEMI: Gëzuar ditëlindjen, Dema! Ky është momenti të qetësoheni pas gjithë ndryshimeve të ndodhura në prill. Muaji do të nisë i vetmuar për ju, pasi do të kërkoni të rrini me vete. Do të merrni energji të reja duke reflektuar dhe duke u kujdesur pikërisht për veten. Në datën 5 maj ju pret një surprizë, pasi Dielli dhe Urani takohen në shenjën tuaj. Nëse jeni ndier të kufizuar, kjo është koha që të çliroheni. Ndiqni instinktin. Intuita juaj ju tregon më së miri si të veproni. Bëni kujdes me financat më datë 10 maj teksa Mërkuri nis prapavijën në Binjakë. Planeti i komunikimit do të sjellë vonesa në pagimin e faturave ose të kredive. Studiojeni më mirë buxhetin që keni. Pikërisht në po të njëjtën ditë, edhe Jupiteri kalon në Dash dhe do të aktivizojë nënndërgjegjen. Jupiteri do të jetë engjëlli juaj mbrojtës këtë muaj. Mund të zhvilloni më shumë anën shpirtërore në muajt në vijim. Më datë 15 vjen eklipsi që mund t’ju ndryshojë jetë, eklipsi hënor në Akrep.

Do ta gjeni veten duke reflektuar në marrëdhëniet tuaja profesionale. Një person shumë afër jush po kalon po ashtu një periudhë të vështirë, që po i ndryshon jetën. Kjo gjë ju ka prekur shumë. Dielli kalon te Binjakët më datë 20 dhe financat tuaja do të kthehen në qendër të vëmendjes. Këtë periudhë jeni fokusuar te puna dhe paratë, por duhet të reflektoni më shumë te marrëdhëniet dhe nevojat që kanë personat pranë jush. A po përmbushni detyrat tuaja në familje? Marsi, planeti i luftës dhe i veprimeve kalon në zodiakun tuaj më datë 24. Energjia e tij do t’ju bëjë të fshihni ndjenjat tuaja. Në aspektin sentimental, duket se më shumë ju duan sesa po dashuroni dhe kjo shkëputje nuk është aspak e mirë. Duhet të jeni më të qartë me veten, të caktoni përparësitë që keni në jetë. Hëna e re në Binjakë do t’ju bëjë më realistë.

BINJAKËT: Përshëndetje, Binjakë! Sezoni juaj është shumë afër, por çfarë nuk ndodh më parë! Nuk po kaloni kohë sa duhet me miqtë tuaj, sidomos pasi Venusi hyn në shenjën e Dashit më 2 maj. Qofshi të martuar apo edhe beqarë, mos harroni se jeta shoqërore është thelbi për mirëqenien e një njeriu. Shijoni bisedat me miqtë dhe merrni gjithë mbështetjen që ju ofrojnë. Më datë 5, Urani dhe Dielli takohen, diçka që do të trazojë jetën tuaj. Bëni kujdes, sepse intuita juaj do të jetë në kulmin e saj dhe duhet të shfrytëzoni momentin për të qenë sa më produktiv. Më datë 10, Mërkuri kalon në prapavijë, evenimenti që i tremb të gjithë. Prisni probleme me komunikimin dhe keqkuptime.

Jupiteri hyn në Dash po të njëjtën ditë. Mos kini frikë t’u kërkoni njerëzve të afërm që t’ju ndihmojnë kur e shikoni që s’keni rrugëdalje. Ëndrrat tuaja po ju presin. Eklipsi hënor i datës 15 do të fokusohet te rutina juaj ditore. Vlerësoni më mirë marrëdhëniet, se ndoshta i keni lënë pas dore. Ndryshoni zakonet tuaja që të përmirësoni edhe shëndetin. Më datë 20 maj nis sezoni i Binjakëve. Mos ngurroni të kini ëndrra të mëdha. Energjitë nuk ju mungojnë në atë periudhë, ndaj përfitoni. Mund të arrini gjëra të mëdha, sepse edhe Dielli po afrohet në shenjën tuaj. Gjatë fundit të muajit do të keni probleme me kolegët ose në rrethin tuaj shoqëror. Këto konflikte duhet t’i zgjidhni me qetësi, pasi në nerva e sipër mund të lëndoni dikë. Jepini përparësi shëndetit tuaj mendor dhe kaloni më shumë kohë me veten. Muaji mbaron me Hënën e Re më datë 30 dhe kjo nënkupton një fillim të ri.

GAFORRJA: Ja ku erdhi dhe maji dhe për të lindurit në shenjën e Gaforres është një periudhë e mirë. Në sektorin tuaj profesional priten ngritje në detyrë apo vlerësime financiare. Do ta gjeni veten duke krijuar kontakte të reja, që do t’ju ndihmojnë me trajektoren në ngjitje të karrierës suaj. Më datë 5 maj do të merrni lajme të papritura që do t’ju intrigojnë, por edhe do t’ju vënë në lëvizje. Mos kini frikë të hyni në rrugë të panjohura për ju. Më datë 10 nis kalimi në prapavijë i Mërkurit. Ky do të jetë një moment i fuqishëm për të reflektuar për sjelljet tuaja në të shkuarën apo për ngjarje që ju kanë lënduar. Duke kaluar kohë me veten dhe duke pyetur nënndërgjegjen tuaj do të kujdeseni edhe për shëndetin tuaj mendor. Jupiteri gjithashtu do të ndikojë në karrierën tuaj. Puna e madhe dhe përpjekjet do të shpërblehen. Jupiteri kalon në sektorin tuaja profesional një herë në 12 vjet, ndaj shfrytëzojeni. Mos kini frikë t’u kërkoni shefave se çfarë doni. Eklipsi hënor në Akrep do të sjellë plot drama. Kanalizojeni energjinë tuaj më shumë në sferën e krijimit. Çfarë nuk ju pëlqen, lëreni të dalë nga jeta juaj. Dielli kalon më datë 20 në Binjakë, ndaj pas kësaj date do të qetësoheni disi. Kohët e fundit keni qenë në vëmendjen e të gjithëve, ndaj mos kini frikë të rrini vetëm. Ndoshta është më mirë të caktoni një ekuilibër të ri mes punës dhe jetës. Më datë 24, Marsi kalon në Dash. Edhe ky kalim prapë ka në fokus karrierën, vetëm se këtë herë do të sjellë disa tensione. Keni kolegë që ndonjëherë e teprojnë me reagimet e tyre, por kjo nuk do të thotë medoemos se duhet të irritoheni. Në fund të muajit do të krijoni miqësi premtuese dhe me energji të reja. Hëna e Re sinjalizon edhe për ju një kapitull të ri.

LUANI: Mirë se erdhët në maj! Ky muaj do të nisë me një dëshirë të madhe për të bërë aventura teksa Venusi hyn në Dash më datë 2 maj. Në mënyrë krejt spontane, prioriteti yt këtë muaj do të jetë udhëtimi dhe zgjerimi i horizonteve. Rrezikoni! Nëse jeni ende në shkollë, do të përqendroheni te studimet. Kureshtja juaj s’ju lë asnjëherë të qetë. Urani dhe Dielli takohen në Dem dhe ky takim paraqet një mundësi të papritur në aspektin profesional. Urani është një planet i çuditshëm, i cili krejt papritur do t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Të gjithë sytë janë te ju. Disa miq të vjetër nga e kaluara do të kthehen më datë 10 teksa Mërkuri kalon në prapavijë. Shfrytëzoni mundësinë për të zgjidhur disa çështje që i keni injoruar. Keni kohë që po planifikoni udhëtime, tani është momenti të kaloni edhe kufijtë. Nëse punonin në botën e medias, karriera do të zhvillohet në nivele shumë të larta. Kini ëndrra të mëdha, pasi ju nuk keni kufij. Eklipsi hënor në Akrep do t’i trazojë disi gjërat, sidomos në sferën private. Do të ndiheni sikur keni shumë alternativa para dhe s’dini kë të zgjidhni, por tregohuni të vendosur dhe jepini duart gjithçkaje që nuk ju pëlqen. Pas datës 20, kur Dielli kalon te Binjakët, do të ndiheni më socialë se kurrë. Do të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe do të krijoni lidhje të veçanta. Kërkoni ndihmën e tyre sa herë të keni nevojë, se i keni gjithnjë në krah. Në datën 24 do të ndiheni disi impulsivë. Energjitë tuaja do t’i përqendroni tek arritjet tuaja intelektuale. Më datë 28, karriera do të arrijë një kulm vërtet kozmik, pasi Venusi kalon në Dem. Të gjithë do ta kuptojnë se i meritoni, ndaj mos kini turp të festoni arritjet tuaja. Hëna e Re sjell kontakte të reja.

VIRGJËRESHA: Koha fluturon gjatë sezonit të eklipsit. Muaji do të nisë plot dashuri dhe pra për ju, sidomos pas 2 majit. Kërkoni një lidhje më të fortë shpirtërore me partnerët dhe do të reflektoni mbi fuqinë që ka intimiteti. Jeni duke punuar shumë dhe këto përpjekje do t’ju çojnë drejt rraskapitjes. Disa lajme të reja do të dalin si nga hiçi dhe do të detyroheni të merrni vendime spontane. Ju s’jeni të tillë, por do të shpërbleheni për rreziqet që do të ndërmerrni. Ndiqni instinktin. Projektet që keni nisur do të kenë disa vonesa. Keqkuptime, vonesa në takime, fshirje materialesh… të gjithë këto janë pasoja të Mërkurit në prapavijë. Pas datës 10 s’do të jeni shumë produktivë. Shumë bashkëpunëtorë ju kanë ofruar mbështetje financiare për diçka të re që keni ndër mend të bëni. Eklipsi hënor në Akrep do të fokusohet te familja. Do të merrni lajme të reja për motrat ose vëllezërit. Pas datës 20, gjithçka do të përmirësohet. Shefat janë të vetëdijshëm për përpjekjet tuaja, ndaj mos kini frikë të jeni në qendër të vëmendjes. Marsi kalon në Dash më datë 24 dhe do të aktivizojë ndjeshmërinë tuaj. Do të ndieni nevojën të kryeni praktika për vetëkujdesin, të bëni terapi për shëndetin mendor apo të nisni një jetë më të shëndetshme. Muaji përfundon me Hënën e Re në Binjakë dhe do të jeni plotësisht gati për një pozicion të ri pune. Mos kini frikë t’i kërkoni universit çfarë doni. Fillimet e reja janë shumë pranë.

PESHORJA: Mirë se erdhët në maj! Në fillim të muajit do të përqendroheni plotësisht te ndjenjat dhe dëshirat tuaja. Gjithë energjitë do t’i shpenzoni për ata që keni brenda zemrës. Të reflektoni për nevojat tuaja dhe gjetja e një ekuilibri të ri mes dëshirave të partnerit dhe nevojave tuaja është një shpenzim i mirë i energjive. Më 5 maj, dikush do t’ju ofrojë që të bashkëpunoni duke investuar te ju. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Nëse jeni në shkollë dhe po mbroni diplomën, kushtojini pak më shumë kohë. Mërkuri në prapavijë kalon më datë 10 dhe tensionet në çift do të shtohen. Mesazhet do të keqkuptohen dhe dikush mund të lëndohet.

Edhe projektet që do të kenë vonesa do të analizohen më mirë dhe do t’i shikoni nga një këndvështrim tjetër. Jupiteri do të kalojë në sektorin e martesës dhe marrëdhëniet tuaja do të jenë në kulmin e tyre. Nëse jeni beqarë, kjo është koha e duhur për takime fantastike. Nëse s’jeni të përqendruar te romanca, Jupiteri do t’ju shtyjë të gjeni partnerë fantastikë biznesi. Eklipsi hënor në Akrep më datë 15 sinjalizon ndryshimin e financave dhe të të ardhurave. Ndoshta jeni gati të largoheni nga një mjedis toksik profesional dhe t’u thoni lamtumirë të gjithëve. Më datë 20, Dielli kalon në Binjakë dhe do të ndieni nevojë të rezervoni një udhëtim, të regjistroheni në palestër, pra, të bëni diçka ndryshe. Ju jeni natyra kureshtare, ndaj mos ngurroni ta ushqeni mendjen. Përvojat e reja do t’ju rrisin më shumë. Muaji do të mbyllet me Hënën e Re dhe perspektiva juaj do të ndryshojë. Bëni gati listën e dëshirave dhe vendosni krejt spontanisht.

AKREPI: Ja ku erdhi dhe maji dhe muaji do të nisë plot dashuri për ju falë Venusit që kalon në shenjën e Dashit. Nëse jeni në kërkim të partnerit, njohje të reja do të ketë plot. Një romancë në zyrë apo dikush në palestër… Rutina juaj e përditshme do t’ju çojë drejt dashurisë. Edhe në rrethin profesional do të mbizotërojë harmonia. Projektet do të ecin më së miri dhe do të ndiheni më të realizuar në karrierën tuaj. Mundësi të reja vijnë më datë 5 kur Dielli dhe Urani takohen në Dem. Një biznes i ri privat mund të jetë një ide e mirë. Pas datës 10, kur nis dhe prapavija e Mërkurit, do të përqendroheni më shumë te komunikimi dhe shëndeti juaj mendor. Të kërkosh ndihmë nga një psikolog apo një person i besuar që të kaloni ndonjë formë depresioni nënkupton se po rriteni. Ju jeni një ndër shenjat më të guximshme, ndaj lëreni pas të shkuarën. Jupiteri do të kalojë në sektorin e shëndetit, ndaj do ta gjeni veten duke krijuar zakone të reja apo një rutinë më të shëndetshme. Jeni gati të lini pas versionet e shkuara të vetes suaj, sidomos pas datës 15 që sinjalizon eklipsin hënor. Ju keni fuqinë t’ia nisni nga e para, ndaj mos ngurroni t’u thoni lamtumirë atyre që duhet. Pas datës 20 do ndiheni disi më sensualë, ndaj përqafojeni intimitetin. Mos u mbingarkoni me shumë gjëra, se do ta keni të vështirë të rikuperoni. Nëse jeni në kërkim të një partneri, filloni të kërkoni dhe të dilni, se nuk vjen vetë te pragu i derës. Përparësia juaj këtë muaj duhet të jetë shëndeti mendor.

SHIGJETARI: Mirë se erdhët në maj! Muaji do të nisë me romancë, me përvoja që ju mbushin shpirtin. Lajme të papritura vijnë pas datës 5, lajme që lidhen me rutinën ditore në punë. Do t’ju jepen disa përgjegjësi të papritura. Po ndieni nevojën për të bërë diçka ndryshe. Më datë 10, Mërkuri nis prapavijën e tij të famshme dhe në jetën tuaj do të kthehen ish-partnerë, miq konfliktualë që kishit kohë pa i parë, pra persona që do të trazojnë ujërat. Jeni ju që duhet të vendosni kufirin dhe të dini sa do t’i lejoni që t’ju afrohen. Ruani kufijtë dhe kini përparësi nevojat tuaja. Kur Jupiteri të hyjë në shenjën tuaj, edhe fati do të ndryshojë. Takime të reja, mbrëmje romantike, do të keni kohë të kujdeseni apo të kryeni aktivitete për veten. Më datë 15, eklipsi hënor në Akrep do të sjellë fundin e diçkaje, me gjasë kjo një marrëdhënie sentimentale. Mos u shqetësoni se fillime të reja ju presin dhe janë shumë afër. Mos ndrydhni ndjenjat për dikë që nuk ia vlen, pasi nuk zë më hapësirën tuaj, që ju e keni kaq të nevojshme. Dielli hyn në Binjakë më datë 20 dhe ju do të kujdeseni më shumë për partnerët. Disa do të zyrtarizojnë lidhjet e tyre të gjata. Cilido qoftë statusi që keni, zemra e di që ai/ajo është i duhuri. Planeti i Marsit do ta trazojë më shumë jetën romantike. Do të keni shumë ftesa për takime apo evenimente sociale, dhe në fund të ditës do të ndiheni të lodhur. Planet i harmonisë, Venusi do t’ju ndihmojë që të përqendroheni më shumë te karriera në datën 28. Ndoshta ka ardhur momenti për një ngritje në detyrë? Do të gjeni dashurinë në punë? Mos përjashtoni asgjë. Hëna e Re sjell shpresa të reja.

BRICJAPI: Koha fluturon dhe ju keni punuar kaq shumë. Yjet ju kërkojnë ta zhvendosni vëmendjen te dashuria dhe familja, pasi janë pikërisht ato që ushqejnë shpirtin tuaj. Kjo është periudha më e përshtatshme për të krijuar projekte për shtëpinë, sidomos mobilimi. Më datë 5 do të keni një surprizë të papritur vjen më datë 5 kur Dielli dhe Urani takohen në shenjën e Demit. Erdhi momenti të ndiqni zemrën. Pas datës 10, kur Mërkuri kalon në prapavijë, do t’ju duket sikur në punë po ecni mbi një fushë të minuar. Ekuilibri mes punës dhe familjes ka nevojë të rregullohet. Nëse ndiheni të rraskapitur, merrni leje. Gjatë prapavijës, edhe projektet do të kenë vonesa. Gjërat do të përmirësohen vetëm pas kalimit të Jupiterit në shenjën e Dashit. Nëse keni dashur të investoni në prona, y është momenti. Një martesë ose një bebe në horizont. Eklipsi hënor do të sjellë pak dramë në familje dhe mes miqve. Ju këshillojmë që pas datës 20 të përqendroheni më shumë te rutina juaj ditore, që ndikon në shëndetin tuaj? Suksesi gjendet pikërisht te gjërat e vogla në dukej. Ndoshta duhet ta lini pak pas dore telefonin dhe rrjetet sociale. Niseni mëngjesin me meditim apo stërvitje. Debate në familje rreth datës 24 maj. Muaji mbyllet me Hënën e Re, e cila për ju nënkupton zakone të reja, një njeri më të shëndetshëm!

UJORI: Ja ku erdhi maji dhe dëshira juaj më e madhe tani është mësoni dhe të ndani dije. Do të ndieni nevojën për t’u regjistruar në një kurs që ju intereson, edhe pse ndoshta s’ju ndihmon në trajektoren e karrierës. Po ndiqni kureshtjen dhe intuitën e ku ka më bukur se kaq? Jeni duke lexuar shumë, merrni pjesë në çdo takim të mundshëm. Më datë 5 do të merrni lajme të papritura që lidhen me partnerët ose familjarët. Mund të nisni një bashkëjetesë ose familja do t’ju tregojë një sekret që jua ka mbajtur të fshehtë.

Mërkuri në prapavijë do të ndikojë te të gjitha shenjat e zodiakut. Vëmendja juaj do të kthehet te fëmija brenda jush. Do t’i kushtoni më shumë kohë pasioneve apo sporteve të fëmijërisë që ju mbushin shpirtin. Mërkuri në prapavijë nënkupton edhe takime me ish-partnerë, probleme në komunikim dhe mungesë vetëbesimi. Mos u habisni nëse merrni lajme nga njerëz që i kishit harruar. Eklipsi hënor i datës 15 sjell ndryshime në karrierë. Vendi ku punoni ndoshta është më i dëmshëm nga sa mendoni. Gjeni një ambient më të shëndetshëm në të mirë të interesave tuaja. Dielli më 20 maj sjell ndjenja dhe ndjesi të reja. Optimizmi do t’ju shtyjë të ndiqni zemrën. Programojini më mirë punët të tuaja që të keni kohë për të gjithë, se dikë po lini pas dore. Hëna e Re e 30 majit sjell një fillim të ri në sektorin e ndjenjave dhe atë të krijimit. Argëtohuni pak më shumë!

PESHQIT: Mirë se erdhët në maj dhe në këtë fillim muaji, paratë do të jenë fokusi juaj. Nëse kërkesat tuaja për rritje page apo në detyrë s’janë aprovuar, ky është momenti t’i kërkoni sërish. Edhe shtëpia ka nevojë për mobilie të reja. Mos kini frikë të llastoni veten. Lajme të papritura vijnë më datë 5, të cilat lidhen me familjarët tuaj. Këto lajme do të shënojnë një ndryshim shumë të madh, se tani dini si të bëni përpara. Nëse po rinovoni shtëpinë, Mërkuri në prapavijë më datë 10 do të sjellë vonesa. Kjo periudhë do t’ju nervozojë pasi ndiheni të lodhur. Financat tuaja do të ndryshojë shumë me ardhjen e Jupiterit. Ky është momenti që të investoni më shumë te vetja. Shëndeti mendor është i rëndësishëm, ndaj shpenzoni për veten, se punoni shumë. Eklipsi hënor do t’i trazojë disi gjërat më datë 15. Mënyra se si i mendoni gjërat duhet të ndryshojë, se jeni statikë. Pas datës 20, do të keni mundësinë të kaloni pak më shumë kohë në familje. Intimiteti do t’ju mbushë shpirtin. Mos kini frikë edhe të rrini vetëm. Kujdes me buxhetin, pasi faturat e pagesave po mblidhen. Gjuha juaj e dashurisë janë pikërisht vlerësimet verbale. Mos kini frikë të ndani fjalë zemre. Hëna e Re do të sjellë shpërngulje, bashkëjetesa, familje të reja, ndaj bëni planet tuaja.