Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sa herë duhet të kryesh marrëdhënie seksuale që të jetë mjaftueshëm sipas moshës që keni? Mësojeni tani

Postuar: 22/08/2019 - 20:34

Kur është fjala për seksin, të gjithë ndoshta i bëjnë të njëjtën pyetje vetes, por rrallë e thonë me zë të lartë: Sa seks duhet të bësh që të jetë mjaftueshëm? Çfarë është “normale”?

Shumë njerëz ankohen që nuk bëjnë seks mjaftueshëm në jetën e tyre në çift apo edhe që bëjnë shumë seks. Por nëse pyet dy persona dhe pastaj partnerët e tyre, përgjigjja do të jetë gati e njëjtë – 2 herë në javë. Për njërën palë, përgjigjja është pak e sikletshme, sepse në të vërtetë do të donte të bënte çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër tregon presionin e vazhdueshëm të partnerit, aq sa do të donte ta rrallonte deri në një herë në muaj. E vërteta është që jemi KAQ të ndryshëm.

Sipas institutit “Kinsey”, në një studim të bërë së fundi, personat 18 deri 29-vjeçarë bëjnë seks mesatarisht deri në 112 herë në vit, 30 deri 39-vjeçarë arrijnë një mesatare prej 86 herë në vit dhe 40 deri 49-vjeçarë kapin një mesatare 69 herë në vit. 13 për qind e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në vit, 45 për qind disa herë në muaj, 34 për qind dy deri në tri herë në javë dhe 7 për qind katër ose më shumë herë në javë.

Pothuajse gjysma e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në muaj. Ju surprizon kjo? Duket se po. Kur i ktheheni kohës pas dhe kujtoni kur kishit jetë seksuale më të mirë… ia bëni pyetjen vetes: sa shpesh bënit seks atëherë?
Çfarë ndodh me ne? Të gjithë e dimë! Puna, fëmijët, lodhja, sëmundjet, ndryshimet hormonale – të gjithë këta faktorë kërcënojnë jetën tonë seksuale.
Megjithatë, specialistët e institutit testuan një grup të rriturish për aktivitetin seksual, duke u drejtuar tri pyetje bazë:

Sa seks ju bën të lumtur?

Sa seks ju bën të ndiheni të përmbushur dhe të kënaqur?

Cili është minimumi i seksit që keni nevojë, nëse e dini që nuk do të zgjasë përgjithmonë (raste kur partneri është sëmurë)

Përgjigjet ishin çuditërisht të pritshme, edhe pse studimi ishte fokusuar kryesisht te çiftet e martuara me fëmijë, kështu që është një rezultat paksa i njëanshëm. Dhe janë pyetur më shumë meshkuj se femra (kjo nuk ka nevojë për shpjegim). Dhe ja çfarë thanë:

Të lumtur nga aktiviteti seksual: 3 deri në 5 herë seks në javë

Të kënaqur: 1 herë në javë

Minimumi: 1 herë në muaj

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 20:02

Planeti i zbuluar kohët e fundit nga Nasa , i ngjashëm me tokën quhet Kepler- 452B dhe ndodhet ja

Postuar: 17/09/2019 - 19:58

Policia në SHBA thotë se një çift kanë kryer seks në makinën e policisë pasi u arrestuan teksa ng

Postuar: 17/09/2019 - 15:42

Një mësues nga fshati Greme e Komunës së Ferizaj shihet duke dhunuar në orë të mësimit një nxënës

Postuar: 17/09/2019 - 09:08

Jo të gjithë miqtë me përfitime janë aq me fat sa të bien në dashuri, kështu që shijoni momentin.

Postuar: 16/09/2019 - 15:57

Një nënë me tre fëmijë ka kaluar më shumë se tre javë në spital dhe ra në koma pasi iu shfaq sëmu