Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Lifestyle

Sa mbijeton brenda shtëpisë suaj koronavirusi? E zbulon studimi më i ri

Sa mbijeton brenda shtëpisë suaj koronavirusi? E zbulon studimi

Koronavirusi është bërë një pandemi e frikshme tashmë për të gjithë globin pasi numri i viktimave dhe të infektuarve po rritet nga dita në ditë.

Sipas një studimi të realizuar sëfundmi ka treguar se virusi i përhapur në sipërfaqe të ndryshme ka një jetëgjatësi të veçantë nga 3 ditë deri në 3  orë.

Studimi  i  ri thotë se mund të ketë implikime për mënyrën se si publiku i gjerë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor përpiqen të shmangin transmetimin e virusit.

Koronavirusi mund të jetojë për tre ditë në disa sipërfaqe, si plastika dhe çeliku, sugjerojnë studime të reja. Ekspertët thonë se rreziku që konsumatorët të infektohen nga prekja e këtyre materialeve është ende i ulët, megjithëse ata ofruan paralajmërime shtesë për sa kohë mbijeton virusi në ajër, gjë që mund të ketë pasoja të rëndësishme për punonjësit e mjekësisë.

Studimi i ri, botuar të martën në Neë England Journal of Medicine , gjithashtu sugjeron që virusi shpërbëhet gjatë një dite në karton, duke zvogëluar shqetësimin tek qytetarët e që marrin produkte nga vende të huaja , të cilët për rrjedhojë janë panikosur se virusi  mund të përhapet në shtëpinë  apo punën e tyre.

Virusi jeton më gjatë në plastikë dhe çelik, duke mbijetuar deri në 72 orë. Por sasia e virusit të qëndrueshëm zvogëlohet ndjeshëm gjatë kësaj kohe. Ajo gjithashtu ka dobët në bakër, duke mbijetuar katër orë. Në karton, ajo mbijeton deri në 24 orë, gjë që sugjeron që paketat që mbërrijnë në postë duhet të kenë vetëm nivele të ulëta të virusit, përveç nëse personi i ka kollitur ose teshtirë  në të ose e ka trajtuar atë me duar të kontaminuara.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar./Burimi: nytimes