
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

"Së bashku me partenrin/en do të ndërtoni..."/ Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Maj 2023

Dashi
Së bashku me partnerin/en tuaj do ndërtoni mure të forta sot në mënyrë që ta mbroni lidhjen që keni krijuar nga çdo armik i jashtëm. Të dy do jeni në njëmendje për gjithçka. Beqarët do kenë njohje interesante, por do ngurrojnë të krijojnë lidhje. Plutoni do ndikojë negativisht në sektorin e financave dhe mund të sjellë probleme.
Demi
Jeta në çift do jetë shumë e bukur gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë atij që keni në krah dhe do filloni të bëni plane për të ardhmen së bashku. Beqarëve do iu ndodhë diçka e çuditshme me një person të cilin e kanë njohur prej vitesh. Ndjenjat për të do jenë shumë të forta sot. Fatmirësisht në planin financiar nuk do ketë vështirësi.
Binjakët
Do ëndërroni më shumë sesa duhet në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe realiteti do jetë mjaft zhgënjyes. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të princit të kaltër, por nuk do e gjejnë ende atë. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë para në xhep.
Gaforrja
Surprizat do jenë të shumta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Partneri/ja do jetë gati të bëjë gjithçka që ju të ndiheni sa më mirë dhe pasioni të rindizet. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë. Është e thjeshtë të krijosh një lidhje, por është e vështirë të gjesh personin e duhur. Sektori i financave do ketë disa përmirësime.
Luani
Më në fund një klimë e ngrohtë dhe harmonike do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit/es do jetë i mirë dhe nuk do bëni asgjë pa marrë mendimet e njeri-tjetrit. Beqarët nuk do mund të qëndrojnë indiferentë përballë personave që do iu dalin para. Të ardhurat do fillojnë të rriten pak nga pak.
Virgjëresha
Do jeni shumë të nxituar gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të bëni gabime të pafalshme në jetën në çift. Partneri/ja nuk do iu falë kollaj dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit. Beqarët do kenë takime pa fund dhe do kenë mundësitë të bëjnë zgjedhjet e duhura. Buxhetin mund ta stabilizoni me pak me tepër maturi dhe kujdes.
Peshorja
Do kuptoheni më së miri me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe lidhja juaj do ecë me ritme më të shpejta. Ka mundësi që ata që kanë shumë kohë bashkë të mendojnë një bashkëjetesë. Për beqarët nuk është koha e duhur për të filluar histori dashurie. Të ardhurat do fillojnë të rriten dalëngadalë. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes.
Akrepi
Mundohuni të mos konkurroni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah sot dhe të mos e ktheni lidhjen që keni krijuar në një mjedis boksi. Do i bënit keq vetes. Beqarët do ngelen sërish vetëm dhe kjo do i vrasë paksa shpirtërisht. Në planin financiar nuk pritet as problemi më i vogël kështu që do jeni të qetë.
Shigjetari
Do jeni shumë të shqetësuar për ecurinë profesionale gjatë kësaj dite dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur personit që keni në krah. Nëse ai do jetë me humor të mirë do iu kuptojë, në të kundërt do keni goxha debate. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Financat do jenë të paqëndrueshme dhe mjaft delikate.
Bricjapi
Ditë përgjithësisht e trazuar dhe e mbushur me vështirësi të shumta kjo e sotmja. Nuk do bini në një mendje me partnerin/en dhe kjo do sjellë debate. Nëse jeni ende beqarë duhet të mendoheni mirë para se t’iu jepni përgjigje propozimeve që do iu bëhen. Sektori i financave do ketë vështirësi, kujdes me shpenzimet.
Ujori
Sektori i dashurisë do jetë shumë i privilegjuar gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe partnerit/es. Thashethemet e të tjerëve nuk do ndikojnë aspak në lidhjen që keni krijuar. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të fillojnë edhe lidhje. Në planin financiar do jetë ditë pozitive.
Peshqit
Do iu mërzitin tej mase detyrimet në çift gjatë kësaj dite dhe do kërkoni më shumë liri e pavarësi. Do bënit mirë të flisnit qetësisht me partnerin/en pa e acaruar atmosferën. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura, asgjë më tepër sesa kaq. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.
Më të lexuarat


Nuk janë të afta në timon? Çfarë thonë statistikat për gratë shofere

Kush janë shenjat fatlume për Qershorin? Për të parë si do ju shkojë muaji kaloni nga parashikimi i Paolo Fox

Vende me rrezikshmëri.../ Ja pse duhet t’u thoni ‘Jo’ pantallonave të shkurtra në udhëtimet tuaja me avion!

Kjo është diferenca ideale e moshës mes çifteve, sipas shkencës

Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju, 3 qershor 2023

Shenja që do shohë “diell”/ Astrologu zbulon 2 ekstremet e Horoskopit për këtë muaj

"Koha për të bërë lëvizje të mëdha", zbuloni surprizat e shenjave që ka rezervuar horoskopi për sot

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Meri Shehu bën renditjen e shenjave të horoskopit për muajin qershor

Jo, nuk është uji! Cila pije është më e mirë për hidratim?
