Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Se kishin imagjinuar! Dy vajza dhe nëna e tyre gjejnë një unazë në plazh kontaktojnë pronarin nga Facebook

Postuar: 21/07/2018 - 11:04

Kur Ann Busch dhe dy vajzat e saj Lola dhe Maisie filluan të bënin gropa në breg të detit për të ndërtuar kështjella nuk e kishin imagjinuar se do të gjenin një thesar, një unazë martese.

Ngjarja ka ndodhur në Portsalon, në Irlandë. Ann mendonte që të gjente personin që i kishte humbur kjo unazë ishte pothuajse e pamundur, por ajo vendosi ta provojë duke lëshuar një apel në Facebook. Ndër të tjerë një e dhënë ishte sepse brenda unazës shkruhej Maria dhe një datë.

Pas disa ditësh postimi arriti deri tek pronari, që hyri në kontakt me gruan dhe në një kohë shumë të shkurtër e pati unazën në duart e tij.

Më 29 qershor, në një njëjtin vend në plazh ishte edhe kampioni olimpik Gary Crossan.

‘Shkova për tu larë në det dhe kur u ktheva kuptova që unaza ime e martesës më kishte rënë’, ka treguar për The Sun. E kishte kërkuar kudo por pa sukses. Pas një muaji i kishte humbur shpresat se mund ta gjente por nëpërmjet kunatit të tij, ai mëson për publikimin e postimit nga Ann.

‘Hyra menjëherë në kontakt me të, isha i vetmi që dija datën ekzakte- ka shpjeguar ai- bashkëshortja ime dhe unë jemi martuar prej pothuajse 11 vitesh dhe unaza ka një vlerë të madhe sentimentale’. ‘Ishte një gjë e veçantë të gjeja pronarin dhe ti ktheja unazën’, ka thënë entuziaste Ann për Cnn.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2018 - 23:39

Koncepti i “virgjërisë” femërore ka një histori të ndërlikuar, që shpesh ka qenë (gab

Postuar: 15/08/2018 - 23:27

Të gjithë mendojmë se gjatë aktit seksual mund të shohim e mund të kuptojmë çdo gjë që po ndodh r

Postuar: 15/08/2018 - 23:07

Nuk ka kënaqësi më të madhe se biseda dhe koha e shpenzuar më shoqen më të mirë.

Postuar: 15/08/2018 - 23:00

 Duhani: Është diçka klasike, të bëni seks dhe më pas ta ndizni një cigare.

Postuar: 15/08/2018 - 22:48

Lanice Lorraine është gyshja 75-vjeçare që po sfidon të gjitha 20-vjeçaret e sotme.

Postuar: 15/08/2018 - 21:57

Është gjithmonë mirë të nxehësh pak situatën në dhomën e gjumit dhe ky pozicion i ri po entuziazm