Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbi paguan 1500 euro për nusen shqiptare, arratiset një natë para martesës

Postuar: 08/12/2017 - 18:42

Një lajm i pazakontë po qarkullon në mediat serbe. Sipas tyre një shtetas serb ka paguar 1500 euro në një agjenci ndërmjetësues që t’i gjenin një nuse nga Shqipëria, por pasi ja kanë gjetur ajo është larguar nga banesa një natë para martesës, raporton media serbe ‘Kurir. Pasi e ka kërkuar për dy ditë nusen, dhëndri nga Serbia ka bërë denoncim në polici.

“Një burrë nga Prokupla ka rënë në kontakt me një agjenci nga Shqipëria dhe i ka dhënë rreth 1500 euro për t’i gjetur grua. Përfaqësues të agjencisë u paraqitën shpejt e nusja shkoi në Serbi me një grua e një burrë i cili u paraqit si daja i saj. Vajza është dashur të qëndronte në shtëpinë e dhëndrit ‘për provë’ e pastaj të martoheshin”, ka thënë një burim i afërt i familjes së dhëndrit.

Mirëpo, nuk shkoi ashtu siç u planifikua, pasi që në natën parë, nusja iku nga shtëpia e burrit.

“Burri i dëshpëruar u përpoq ta gjente, dy ditë e kërkoi nëpër qytet, por nuk e gjeti. Supozohet që ajo tashmë të jetë thyer në Shqipëri. Ai ka bërë denoncim në polici, e cila po përpiqet të gjejë mashtruesit”, ka thënë një familjar i dhëndrit, raportojnë mediat serbe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2018 - 20:08

Ai ka lindur djalë, quhet Aron, por gjithmonë e ka ndjerë se ka lindur në trupin e gabuar. Aron ishte 18 vjeç kur kishte fiksim Jared Norris, por ky i fundit nuk e kishte pranuar.

Postuar: 20/06/2018 - 19:48

Me siguri keni menduar se si disa persona arrijnë synime madhështore, kur shumica e njerëzve kanë

Postuar: 20/06/2018 - 19:23

Stina e verës është koha e duhur për të qëndruar jashtë me shoqëri.

Postuar: 20/06/2018 - 18:19

Për të patur një Instagram si ai i blogereve, kërkon kohë dhe përpjekje.

Postuar: 20/06/2018 - 17:03

Një vajzë e cila ka jetuar me organet e saj jetësore jashtë trupit pët 19 vite, është shpëtuar ng

Postuar: 20/06/2018 - 16:44

Të gjithë na ka rastisur të paktën një herë, të njohim njerëz të cilët i duan gjërat në mënyrë pe

Postuar: 20/06/2018 - 16:36

Mund të duket e pabesueshme, por një grua pi urinën e qenit të saj.