Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shenjat më xheloze të horoskopit

Postuar: 19/02/2018 - 17:23

Xhelozitë janë të ndryshme për secilin nga ne. Dikush mund të xhelozojë për diçka që tjetrit nuk I bën aspak përshtypje.

Kur sapo keni filluar të dilni me një person, mund ta keni të lehtë të zbuloni gjëra që nuk funksionojnë siç duhet në një marrëdhënie.

Për shembull, të mund të vësh re se vajzat e tjera nuk tërhiqen apo vazhdojnë të flirtojnë me atë, edhe kur të shohin në krahët e tij. Ti mund të fillosh të bëhesh xheloze sepse mendon se mashkulli yt është një lajkatar dhe nuk mund t’i zihet besë, kur në fakt, ato vajza janë thjesht xheloze për ty.

Mund të jetë e vështirë të kuptojmë se sa të veçantë jemi kur vjen fjala tek marrëdhëniet, thjesht sepse ne pyesim veten se çfarë na bëjnë që ia vlejmë për t’u dashur. Kur na vijnë këto lloj mendimesh në mendje, mund të jetë xhelozia ajo që merr situatën përsipër dhe mund të shkatërrojë gjërat e bukura.

Ju duhet të jeni të aftë të komunikoni në marrëdhëniet tuaja sepse përndryshe, përfundoni në atë bisedën se si ju e latë xhelozinë të dalë në sipërfaqe dhe të krijonte probleme që nuk duhej t’i kishit lejuar të ndodhnin në rradhë të parë.

Disa shenja të Zodiakut janë më fajtore se disa të tjera për këtë sjellje. Për më tepër, këto shenja mund të bëhen krejtësisht të çmendura kur bëhen xheloze. Harrojeni komunikimin, do të donit thjesht t’i këpusnit kokën.

Kështu për hir të vetvetes dhe të gjithë personave rreth tyre, KUJDES këto pesë shenjat e Zodiakut kur ato bëhen xheloze… sepse ju sigurojmë, nuk është gjë e bukur t’i shohësh në veprim.

Demi

Shenjat e Demit u kushtojnë shumë kohë dhe përpjekje marrëdhënieve, kështu që kur dikush i ndan mund të jetë tejet shkatërruese për ta.

Kur një Dem bëhet xheloze, kjo do të thotë që diçka me të vërtetë nuk shkon duke qënë se ka humbur besimin tek dikush aq shpejt.

Shenjat e Demit priren të jenë paksa posesive kur vjen puna tek personat e rëndësishëm për ta, kështu kur xhelozia kafshon, ajo mund të fillojë të bëhet më mbrojtëse se zakonisht, kështu që kujtohu që je me ATË jo me atë vajzën tjetër.

Ajo mund të bëhet pak kokëfortë, gjithashtu, nëse xhelozia shndërrohet në thyerje ndjenjash. Ajo mund të mos shfaqet e inatosur menjëherë, por ajo përfundimisht do të veprojë si e lënduar.

Gaforrja

Në përgjithësi, Gaforrja mund të jetë një person disi i dyshimtë. Nuk është gjithmonë e lehtë për të që të hapet, kështu që kur ta bëjë, kjo do të thotë se ajo me të vërtetë ju beson.

Kur ajo bëhet xheloze, në të vërtetë mund të duket sikur ajo është më mbrojtëse ndaj jush, sikur të jetë duke dyshuar për tradhëti apo se diçka tjetër po ndodh.

Sidomos në një marrëdhënie të re, një Gaforre mund të jetë pak e pasigurt derisa ajo ta kuptojë që ju interesoheni vërtet për të.

Ajo mund të mendojë se xhelozia e saj është thjesht ajo që nuk ka besim në vetvete dhe ajo mund të supozojë se ajo nuk është e mirë mjaftueshëm për ju.

Mënyra më e mirë për ta luftuar këtë është ta dëgjosh kur ajo thotë se dëshiron të flasë; nuk i dihet kurrë se ku do të shkojë biseda me një Gaforre derisa ajo të mund të hapet dhe të shpjegojë atë që e shqetëson.

Luani

Gjithçka ka të bëjë me Luanin, edhe në marrëdhënie. Duket pak egoiste, por me të vërtetë ajo beson se askush nuk mund të kujdeset më shumë për të sesa vetë ajo, edhe pse ajo do të lejojë ta provosh.

Kjo është arsyeja pse shpesh e shihni këtë shenjë në qendër të vëmendjes, aty ku dhe bën pjesë, në fund të fundit!

Kur Leo bëhet xheloze, madje edhe fare pak, ajo mund ta teprojë. Ajo është tashmë shumë dramatike, kështu që xhelozia vetëm sa do ta bëjë edhe më keq personalitetin e saj melodramatik.

Ajo ka shumë të ngjarë të dalë në majë dhe të bëjë një bujë të madhe për këtë, derisa ti kujtosh asaj se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ajo madje mund edhe të mos jetë aq e mërzitur, por do të shtiret sikur është vetëm për të marrë ca vëmendje më tepër.

Akrepi

Kur një Akrepi t’i shkojë në mendje se ka diçka tek ti që nuk duhet të të besohet, është pothuajse e pamundur për të që të të falë, edhe nëse i provon besnikërinë ndaj saj pa pushim.

Ajo mund të jetë disi e fshehtë dhe mosbesuese ndaj vetes ndonjëherë, gjithmonë përfundon duke u qartësuar më vonë.

Nëse një Akrep ka ndonjë arsye për të supozuar (madje pa dëshmi) se po e tradhëtoni, ajo do të lejojë xhelozinë të zotërojë. Pasioni mund të marrë shumë forma në një Akrep dhe thjesht nuk do të ishte vetvetja, nëse ajo nuk do të çmendej paksa nga xhelozia.

Ka shumë shanse që ajo do t’ju tregojë se si ndihet kur e ndjen; Akrepi nuk është shenja tipike që i fsheh ndjenjat.

Bricjapi

Për një Bricjap, xhelozia mund të jetë plotësisht dënuese në një marrëdhënie. Së pari, mund të jetë shumë e vështirë për të t’u besojë njerëzve dhe nëse i jep arsye për t’u bërë xheloze, ky është vetëm kremi mbi tortë.

Nëse një Bricjap është lënduar më parë, ajo ndonjëherë mund të presë për më të keqen. Që do të thotë se kur bëhet xheloze, ajo do të arrijë në përfundimin se marrëdhënia mori fund edhe nëse nuk po ndodh asgjë.

Duke thënë këtë, është gjithmonë mirë që të jesh i hapur dhe i ndershëm me një Bricjap. Nëse xhelozia e saj lejon mendjen e saj të endet në skenarë të paimagjinueshme dhe të pavërteta, qëndrimi i saj mund të ndryshojë shumë shpejt.

Ajo mund të fillojë të bëhet zemërngushtë dhe të veprojë sikur çdo gjë që thua dhe bën është e pafalshme.

Mund të duhet pak kohë për ta qetësuar, por nëse marrëdhënia ia vlen, është e nevojshme për ta bërë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/07/2018 - 21:45

Mendimet negative jo vetëm që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj mendore, por edhe në shëndetin tuaj, mirëpo çojnë edhe në rezultate dhe situata negative.

Postuar: 16/07/2018 - 21:17

Ky është momenti prekës kur një burrë me aftësi të kufizuara në një karrige me rrota është shtyrë

Postuar: 16/07/2018 - 20:35

Michelle Giggler kishte qëllime të mira kur filloi konfiskimin e telefonave, tabletave dhe pajisj

Postuar: 16/07/2018 - 20:25

Edhe pse jemi në vitin 2018 është ende e mundur që të vdesim nga pickimi i insekteve dhe jo vetëm

Postuar: 16/07/2018 - 20:01

Sistemimi i sendeve në kuzhinë është i nevojshëm jo vetëm për një mjedis më të bukur e të rregull

Postuar: 16/07/2018 - 19:36

Dy femra të mbuluara me shami, rreth moshës së mesme kanë shkaktuar rrëmujë në mes të rrugës në W

Postuar: 16/07/2018 - 19:15

Të menaxhosh paratë në mënyrën e duhur është një aftësi e madhe dhe është e nevojshme të jeni rac