Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkoi tek dentisti për vizitë, por përfundon për 3 muaj në koma dhe pasi zgjohet nuk i kishte më këmbët e duart

Postuar: 22/05/2019 - 18:24

Kontrolli i dhëmbëve është një rutinë për shumicën prej nesh, dhe e tillë duhet ët ketë qenë edhe për 38 vjeçarin nga Anglia, Tom Ray. Një vizitë në vitin 1999 do t’i ndryshonte atij jetën përgjithmonë.

Një prerje  e vogël në mishin e dhëmbëve bëri që ai të përfundonte në koma për tre muaj, dhe kur u ngrit, atij i ishin amputuar të dy krahët, këmbët dhe një pjesë e fytyrës, ndërsa gruaja e tij i kishte dhënë jetë fëmijës së tyre të dytë. 38-vjeçari vuante nga një sëmundje e quajtur SEPSIS, një reagim ndaj infeksionit që e bën trupin të dëmtojë organet dhe indet e veta.
Ndërsa ka folur për Kolegjin Mbretërorë të Infermierisë, ai ka treguar se nuk i kishte vënë re shenjat e sëmundjes, ndërsa shtoi se sëmundja shumë shpesh u “shpëton” edhe mjekëve profesionistë.
 
“Unë isha për një vizitë te dentisti, dhe ata çanë mishin tim të dhëmbëve me një nga ato mjetet e mprehta që ata përdorin për të pastrua dhëmbët. Kjo përkoi me një periudhë gripi dh e kështu besoj që është kontraktuar”, tha ai”.
 
“Kur u zgjova nga koma, unë nuk mund të kujtoja asgjë nga jeta ime e kaluar. Kisha një grua të bukur që rrinte pranë meje me një fëmijë të vogël, e cila u prezantua si bashkëshortja ime. Gjithçka ishte zhdukur nga kujtesa ime. Kur shkova në shtëpi, vajza ime bërtiti dhe tha: ky nuk është babai im. Ishte e tmerrshme. Unë u përpoqa ta bëja atë sërish të më donte me tregime dhe dhurata. Ajo nuk donte të rrinte përballë meje. Kjo ishte e kuptueshme pasi gjysma e fytyrës sime ishte zhdukur”, ka rrëfyer ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 07:09

Ky është horoskopi për ditën e martë, 18 qershor 2019 që Noa.al sjell për ju.

Postuar: 17/06/2019 - 12:00

Eddie Scott dhe vajza e tij 8-vjeçare Ella po drekonin së bashku në një restorant.

Postuar: 14/06/2019 - 22:51

Në tragjedi e tmerrshme ka ndodhur dy muaj më parë në Çikago, ku nënës i kanë çarë barkun për t&r

Postuar: 14/06/2019 - 13:43

Një peshkaqen 4 metra i gjatë është zbuluar në brigjet e Makarska, një qytet port në bregdetin da

Postuar: 14/06/2019 - 11:19

Sipas një anketimi kryer kohët e fundit ka rezultuar se personat që jetojnë në Brazil e humbasi

Postuar: 14/06/2019 - 07:06

Dashi