Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shoku i kërkoi ndihmë për të gjetur unazën e martesës, 44-vjeçari nuk u beson syve nga ajo që zbulon

Postuar: 07/11/2019 - 18:23

Një kërkues metalesh në Irlandën e Veriut zbuloi një thesar të vërtetë me monedha ari 500 vjeçare ndërsa kishte dalë për të kërkuar për unazën e humbur të një shoku të tij.

Paul Raynard shpërtheu në lot kur aparati i tij zbuloi një sasi ari me vlerë 100 mijë paund ndërsa ishte me pushime në Ballycastle në Irlandën e Veriut.

44-vjeçari gjeti plot 84 monedha, të cilat datonin në vitet 1500, në atë kohë kur ishte në pushtet Mbreti Henri VII. Babai i dy fëmijëve nga Keighley në Yorkshire tha për mediat se ky ishte një nga momentet që kishte ëndërruar për një kohë të gjatë.

“Ishte një moment që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është njësoj si kur kontrollon numrat e biletës dhe shikon që ke fituar xhekpotin. Ende nuk mund ta besoj” deklaroi 44-vjeçari fatlum.

Çifti ishte me pushime së bashku me një mik, kur ai iu kërkoi ta ndihmonin për të gjetur unazën e tij të humbur të martesës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 14:37

Mandy Pollard, nga Peterborough në Cambridgeshire, së pari vuri re një shenjë në majë të hundës së saj dy vjet më parë.

Postuar: 15/11/2019 - 12:44

Përveç lajkave, fjalëve të shumta dhe çapkënllëqeve vajzat të zgjatkan edhe jetën.

Postuar: 15/11/2019 - 10:11

Një djalë 9 vjeçar në Belgjikë është duke përfunduar diplomën e universitetit.

Postuar: 14/11/2019 - 16:13

Një djalë pesë vjeçar u mbajt nga prindërit e tij në një kafaz maceje dhe më pas është djegur p

Postuar: 14/11/2019 - 15:27

Një burri në Kinë i është verbëruar përkohësisht njëri sy, pasi ka luajtur gjatë gjithë natës në