Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shpenzimet e varrimit janë…”, gruaja bën ftesën e çuditshme, duke shkaktuar panik: Funerali i tezes dhe dasma ime në të njëjtën ditë (Lexoni sms e pazakontë)

Postuar: 14/05/2019 - 13:30

Postimin që ka shkruar kjo grua ka ngjallur shumë pakënaqësi dhe irritim tek miqtë e saj. Kjo grua është nga Santa Marina, Kaliforni, e gjithë pakënaqësia erdhi pasi ajo kërkoi që të bashkonte ceremoninë mortore të tezes me dasmën e saj.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka bërë një njoftim në “Facebook”, ku u drejtohet miqve e të afërmve, që të shkojnë në funeralin e tezes dhe dasmën e saj, që do të zhvillohej në një ambient të hapur dhe të përbashkët.

Dhe e gjithë kjo po bëhej vetëm për të kursyer para. Në postimin e saj në “Facebook”, një mik e pyet: “Kjo është një martesë dhe funeral i përbashkët për të kursyer kostot e kishës? Shumë e çuditshme”.

“Të dashur miq dhe familje të dasmës! Disa prej jush mund të kenë marrë lajmin që tezja Karen ka vdekur nga shkaqet natyrore. Jemi të pikëlluar thellë për humbjen e saj, por premtojmë se nuk do ta anulojmë martesën javën e ardhshme.

dasme funral

Ne e dimë se ajo do të donte që të festonim dhe të kishim një ditë plot me dashuri dhe gëzim. Do të doja gjithashtu të shtoja se shpenzimet e varrimit janë shumë të shtrenjta dhe ne do të kemi një seancë të hapur mortore në dasmën tonë.

Janë të lirë që të vijnë ata që janë të ftuar në dasmë, që t’i japin edhe lamtumirën e fundit tezes.  Mos harroni, edhe pse humbja e atyre që duam mund të na thyejë zemrën, gjithashtu ka gëzim në festimin e dashurisë. Jemi  të ngazëllyer që të ju shohim të gjithë atje të shtunën!”, sqaron nusja e ardhshme në postimin e saj, shkruan “The Sun”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 23:45

Nëse veç keni dashur ta dini se si do të dukeni pas 30-40 viteve, atëherë tani këtë jua mundësoi aplikacioni i famshëm FaceApp.

Postuar: 18/07/2019 - 20:28

Tregohuni të kujdesshëm që gjithçka ta konsumoni në sasinë e duhur.

Postuar: 18/07/2019 - 20:20

Ngjarje të tilla janë mjaft të rralla.

Postuar: 18/07/2019 - 19:43

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, ndërsa po kryente marrëd

Postuar: 18/07/2019 - 19:05

Një peshkatar ka gjetur në det një shishe që mbante brenda një letër të shkruar 50 vite më parë

Postuar: 18/07/2019 - 18:26

Kur zbuloi se e shoqja kishte të dashur, humbi toruan dhe pasi zbuloi rivalin në dashuri, mori nj

Postuar: 18/07/2019 - 18:14

Ky rast i pazakontë i një gruaje nga Britania e Madhe është bërë viral në rrjet.