BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Lifestyle

Shpenzoi 50 mln euro për dasmën e vajzës/ Falimenton dhe përfundon në burg biznesmeni i famshëm, por vëllai i tij miliarder tërheq vëmendjen me veprimin

Shpenzoi 50 mln euro për dasmën e vajzës/ Falimenton dhe

Kur dëgjojmë histori të disa personazheve të njohur ndonjëherë ngjan njësoj sikur jemi në film. Mediat e huaja kanë shkruar se Pramod Mittal, një prej emrave më të pasur në Britaninë e Madhe, icili disa vjet më parë shpenzoi plot 50 milionë euro vetëm për vajzën e tij sot ai ka përfunduar në burg.

Thuhet se ai ka një borxh prej 130 milionë eurosh, për shkak se ishte përfshirë në një hetim për bashkëpunim në krim të organizuar, me një kompani boshnjake.

Vëllai i tij, Lakshmi Mittal, prodhuesi më i madh në botë i çelikut, pasuria e të cilit shkon diku tek 7 miliardë euro dhe renditet i 19 në listën e më të pasurve në Britani, ka çuditur botën me këtë ngjarje.

Sot ai tashmë nuk është është i gatshëm të paguajë për lirimin me kusht të vëllait të tij.

“Ata nuk janë më shumë të afërt me njëri-tjetrin. Lakshmi nuk e sheh pse ai duhet të jetë përgjegjës financiarisht për vëllain e tij. Ky borxh nuk ka asnjë lidhje me të.”- ka thënë një burim për “The Times”.

Kujtojmë se Mittal tronditi Britaninë e Madhe 7 vjet më parë, me dasmën e vajzës. Dasëm e cila u zhvillua në Barcelonë dhe zgjati tri ditë me mbi 500 të ftuar. Në total dasma kushtoi plot 50 milionë euro.