BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Lifestyle

Shpëtimi në mes të vapës, mësoni si lindën kondicionerët

Shpëtimi në mes të vapës, mësoni si lindën

Politikanët dhe diplomatët udhëtuan në Katovicë, Poloni, në dhjetor 2018 për raundin e dytë të negociatave ndërkombëtare për klimën. Vala e të nxehtit – një shenjë ‘e paqartë’ e ngrohjes globale, sipas një raporti të fundit ishte tema kryesore që ata diskutuan. Një shkak kryesor i kësaj ngrohjeje është rritja e konsumit prej dy shekujsh të lëndëve djegëse fosile (qymyrit, naftës dhe gazit).


Konsumi i qymyrit në shkallë të gjerë filloi gjatë Revolucionit Industrial të fundit të shekullit të 18-të. Nafta lulëzoi që nga fillimi i shekullit të 20-të. Përdorimi i të gjitha lëndëve djegëse fosile u rrit më pas në mënyrë dramatike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bumit ekonomik që pasoi.

Kjo ishte një nga disa ndikimet e aktivitetit ekonomik në botën natyrore që shkencëtarët e kanë cilësuar si një rritje shumë të shpejtë. Kjo shihet si pjesë e Antropocenit, një epokë e re gjeologjike në të cilën ndikimet e aktivitetit njerëzor funksionojnë në të njëjtën shkallë si forcat e mëdha natyrore.

Identifikimi i ngrohjes globale në vitet 1980, ndoshta ndikimi më i rrezikshëm i tillë, nuk bëri asgjë për të ngadalësuar rritjen e konsumit të karburanteve fosile. Sot, sasia e gazeve serrë nga përdorimi i karburanteve fosile në tre vite është pothuajse e njëjtë me atë të prodhuar në të gjithë shekullin e 19-të.

Por ku kanë shkuar këto lëndë djegëse fosile?

Në vend  të familjeve individualisht është më e saktë të mendosh për sistemet teknologjike– transportin e bazuar në makina dhe infrastrukturën urbane që e mbështet atë; rrjetet elektrike; sisteme industriale të mbështetura në materiale me karbon të rëndë si çeliku; dhe metodat bujqësore që thithin plehra me bazë gazi dhe sistemet sociale dhe ekonomike më të cilat ato janë ndërtuar.

Merrni si shembull kondicionët që përdoren gjatë gjithë verës.  Kondicionërt u prodhuan në masë për herë të parë para Luftës së Parë Botërore, të cilat kishin qenë pioniere në instalimin e rrjeteve të energjisë elektrike urbane nga vitet 1880 dhe udhëhoqën rrugën në popullarizimin e pajisjeve të tilla si frigoriferët, makinat larëse dhe radiot.

Në vitet 1920, prodhuesit, të shqetësuar për t’ua shitur shkollave, luftuan me furi kundër rregullatorëve të shtetit të Nju Jorkut, të cilët argumentuan se ajri i pastër nga dritaret e hapura do të ishte më i mirë për shëndetin e nxënësve sesa ajri i kondicionuar.

Shitjet e njësive kondicionerëve, si mallrat e tjera elektrike të konsumit, shënuan sërish rritje në SHBA në bumin që pasoi Luftën e Dytë Botërore.  Prodhimi i kondicionerëve bëri të mundur rritjen e prodhimit industrial në klimën tropikale të shteteve jugore të SHBA-së, sipas historianit Raymond Arsenault në artikullin e tij kryesor të vitit 1984, “Fundi i verës së nxehtë”.

Në vitet 1960, kondicionerët ishin një nga shkaqet kryesore të përmbysjes së tendencës së migrimit nga jugu në zona të tjera të SHBA-së. Nga vitet 1980, kondicioneri, ashtu si teknologjitë e tjera që konsumojnë energji, tashmë ishin përhapur kudo në familjet amerikane dhe në vendet e tjera të pasura.

Por sot teknologji të tilla, konsiderohen si shpërdoruese të lëndeve djegëse fosile. Një sfidë në kërkimin dhe diskutimet e shumta në historinë globale të konsumit të karburanteve është se si qeveritë e botës pranuan në samitin e Rios të vitit 1992, nevojën për të ndaluar ngrohjen globale- përdorimi i tyre vazhdoi të rritej.

Është një gabim i zakonshëm që përdorimi në rritje i karburanteve fosile në çerek shekullin e fundit ka të bëjë kryesisht me teknologjitë e konsumit të botës së parë, të tilla si kondicionerët, që janë shpërndarë nëpër vendet në zhvillim, raporton abcnews.al.

Ka vende të vogla, relativisht të pasura, të jugut global ku përdoren këto, por kontributi i tyre në konsumin total global të karburantit është i vogël. Konsumi i energjisë për kokë në Kanada vlerësohet të jetë 450 herë më i lartë se ai i vendeve më të varfra afrikane. Familjet amerikane përdorin katër herë më shumë energji elektrike vetëm për ajër të kondicionuar sesa famijet në Nigeri për gjithçka.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me konsumatorët e botës së parë. Teknologjitë zhvillohen dhe përhapen si pjesë e sistemeve më të mëdha. Kondicionerët, për shembull, kanë nevojë për një furnizim të besueshëm me energji elektrike, që është përtej mundësive jo vetëm të 14 për qind të popullsisë së botës, të cilët nuk kanë energji elektrike, por të rreth 25 për qind të tjerë që kanë furnizim të kufizuar.

Për më tepër, kondicionerët dhe pajisje të tjera elektrike janë bërë pjesë e jetës në qytetet me energji intensive të ndërtuara kryesisht me materiale  si çimentoja dhe çeliku. Këto qytete karakterizohen nga ndërtesa që nuk janë të izoluara mirë dhe sisteme transporti që harxhojnë energji: këto dy joefikasitet konsumojnë shumë më tepër lëndë djegëse fosile sesa sistemet e kondicionerëve, raporton abcnews.al.

Gjatë bumit të pasluftës, lëndët djegëse fosile ishin të lira. Ndryshimet e çmimit të naftës në vitet 1970 shkaktuan përmirësim të përkohshëm; pjesa më e madhe e këtij ndryshimi u përmbys në vitet 1980; por edhe kërcënimi nga ngrohja globale nuk nxiti marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Nga plastika te ndërtimi, aviacioni dhe udhëtimi me makinë, qeveritë morën vendime, sipas fitimit të kompanive. Japonia – ku efikasiteti i energjisë i sistemeve të reja u rrit me 68 për qind në dekadën deri në vitin 2005, është përjashtimi që provon rregullin, të paktën në lidhje me kondicionerët.

Hallka më e dobët është pjesë e një problemi më të madh politik: bindja ideologjike se janë mekanizmat e tregut ata që mund dhe duhet të reduktojnë konsumin e karburanteve fosile. Ky besim mbështeti si protokollin e Kiotos të vitit 1997, i cili dështoi në uljen e emetimeve të gazeve serrë, ashtu edhe marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, me objektivat e saj vullnetare dhe joadekuate.

Qeveritë që nuk arritën të investonin para për të hequr dorë nga karburantet fosile, megjithatë premtuan qindra miliarda dollarë subvencione për ato lëndë djegëse. Sistemet teknologjike kanë evoluar ashtu siç kanë evoluar për shkak të sistemeve sociale dhe ekonomike.

Të heqim dorë nga lëndët djegëse fosile kërkon transformimim e të gjithave këtyre sistemeve.