Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtatzënë në avion, deri kur mund të udhëtoni

Postuar: 18/08/2018 - 23:28

Shtatzënia asnjëherë nuk ka shkuar mirë me udhëtimet me avion. Nënat e ardhshme janë të frikësuara lidhur me rreziqet që lartësia dhe presioni mund të shkaktojë te foshnja.

Por ajo që mjekët thonë është se nuk ka asnjë rrezik nga fluturimet deri në javën e 37 të shtatzënisë, ama gruaja shtatzënë nuk duhet të ketë patur komplikacione më parë, si anemi, hemorragji, probleme kardiake apo respiratore si dhe fraktura në kocka.

Ky rekomandim jepet nga mjekët britanik, të cilët merren me progresin e obstetrikës dhe gjinekologjisë.

Ata thonë se rrezet e skanerit nuk janë të rrezikshme për fetusin dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për nënën.

Por para çdo udhëtimi, sidomos kur ai është i gjatë, një grua shtatzënë duhet të konsultohet me mjekun, lidhur me rrezikun e zhvillimit të ndonjë tromboze venoze.

“Për shtatzënat pa komplikime nuk ka as nevojë që të lajmërohet kompania ajrore më herët dhe as për udhëzime të posaçme”, shpjegon profesor Ian Greer, i Universitetit të Liverpool, i cili ka zhvilluar studime shkencore lidhur me këtë temë.

Por ai shton se për një grua shtatzënë e cila më parë ka pasur aborte apo shtatzëni jashtë mitre, këshillohet bërja e një ekografie para udhëtimit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 22:23

Një 21-vjeçar, i cili u rrëmbye kur ishte vetëm tre vjeç, u ribashkua me familjen e tij pas 18 vjetësh, pasi policia arriti ta gjente falë përdorimit të teknologjisë së plakjes së fytyrës.

Postuar: 20/07/2019 - 12:16

Nëse doni të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjen e mëlçisë, ftohjen, gripin apo prob

Postuar: 20/07/2019 - 11:53

E pazakontë, por një fermer në zonën e Tabascos në Meksikë ka zbuluar në arën e tij “hyrjen

Postuar: 20/07/2019 - 11:30

Kroacia me brigjet e saj idilike, buze Adriatikut është konsideruar një pioniere e nudizmit.

Postuar: 20/07/2019 - 07:08

 

Postuar: 19/07/2019 - 20:15

Ajo me siguri duhet të ketë menduar se bëhej fjalë për një shaka teksa vaja e saj i tha se, kis

Postuar: 19/07/2019 - 19:37

A e dini se ka edhe pronarë që shohin tek punonjësit e tyre dhe aplikantët vetitë jo profesionale