BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Lifestyle

Është kandidati kryesor për kryeministër, astrologia Meri Shehu i ‘shuan shpresat’ Albin Kurtit me parashikimin e saj

Është kandidati kryesor për kryeministër, astrologia Meri

Edhe pse data e zgjedhjeve i bie të jetë në ditën e të dashuruarve, shumë prej kandidatëve që po pretendojnë të bëhen kryeministër nuk do të kenë fat.

Kjo të paktën sipas parashikimeve të astrologes Meri Shehu.

Edhe pse sondazhet po e radhitin të parin, për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ajo ka tjetër parashikim, duke u shprehur se ai nuk do të mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Shehu, po ashtu ka parashikuar edhe fatin e ushtruese së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

“Nuk shoh gjë në horizonte për të, le ta shijojë këtë periudhë të mirë të bukur, por nuk e shikoj shumë gjatë”, ka thënë për Shehu.

Po ashtu astrologia, thotë se në mes Abdullah Hotit dhe Enver Hoxhajt sheh një bashkëpunim që mund të ketë sipas saj vijueshmëri.

Gjatë zgjedhjeve të kaluara, Nisma e Fatmir Limajt mezi e kaloi pragun zgjedhor. Por Shehu thotë se shenja e horoskopit e Limajt ka rezervuar një fat tjetër për të.