BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Lifestyle

Shtrëngimet e forta të stomakut/ Cilat janë zgjidhjet dhe trajtimet natyrale

Shtrëngimet e forta të stomakut/ Cilat janë zgjidhjet dhe

Dhimbja e stomakut është e zakontë, jo vetëm tek fëmijët por edhe tek të rriturit. Shkaqet e kësaj dhimbjeje janë të shumta dhe përfshijnë urthin, aciditetin e lartë apo edhe fryrjet. Dhimbja mund të shpaloset në momente krejt të papërshtatshme dhe të kap të papregatitur. Më poshtë do të mësoni disa këshilla për të larguar dhimbjen dhe për t’u ndierë më mirë.

Si Të Largoni Dhimbjen e Stomakut Në Mënyrë Natyrale
Shtrihuni
Qëndroni shtrirë ose të ulur në një pozicion ku ndieni më pak dhimbje. Nëse dhimbja vjen si pasojë e mostretjes atëherë përpiquni të ecni për disa minuta.

Kujdes Me Ngrënien e Tepërt
Nëse e keni tepruar me ushqimin, atëherë duhet ta lejoni stomakun ‘të marrë frymë’. Për të paktën një ditë pas dhimbjeve, përpiquni të ushqeheni vetëm me supa dhe sallata. Kafshatat e vogla janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të ndihmuar stomakun.

Çaj Kamomili
Ky çaj është i njohur për aftësitë qetësuese. Pini dy ose tre filxhanë me çaj kamomili në ditët kur keni probleme, për të larguar dhimbjen dhe përmirësuar tretjen.

Dushi i Ngrohtë
Dhimbjet e stomakut si pasojë e ciklit te femrat mund të trajtohen nëpërmjet një dushi të ngrohtë. Po ashtu kompresat e ngrohta ose borsat me ujë të ngrohtë janë të rekomandueshme.

Çajrat Bimorë
Çaji me xhenxhefil dhe borzilok që në mëngjes parandalon dhimbjet e stomakut dhe lehtëson tretjen. Çajrat bimorë funksionojnë edhe kundër dhimbjes që shoqërohet me diare dhe të përziera.

Ushqyerja e Shpeshtë
Hani vakte të vogla çdo dy ose tre orë. Në këtë mënyrë, stomaku nuk do të tejmbushet dhe nuk do të dhembë.

Jini Të Vëmendshëm Ndaj Alergjive 
Përpiquni të identifikoni ushqimet që mund të shkaktojnë dhimbje stomaku pa dijeninë tuaj. Disa njerëz janë alergjikë ndaj qumështit dhe nënprodukteve të tij apo grurit.

Ushqimet Me Fibër
Frutat dhe perimet janë të pasura me fibër dhe parandalojnë problemet me stomakun.  Fibra parandalon fryrjen dhe konstipacionin që vjen si pasojë e konsumit të ushqimeve me shumë yndyrë.

Pini Ujë
Dehidratimi por edhe uria shoqërohen me dhimbje në stomak. Sigurohuni që pini ujë gjatë ditës. Ngrënia dhe pirja e rregullt parandalojnë dhimbjet e stomakut. Po ashtu, qëndroni larg kripës dhe kryeni aktivitet fizik.

Shmangni Ushqimet Që Shkaktojnë Fryrje
Ushqimet si fasulet, brokoli, lulelakra dhe lakra shkaktojnë gazra dhe fryrje, ndaj duhen konsumuar më pak nëse stomaku juaj nuk i toleron.

Hiqni Dorë Nga Ushqimet me Yndyrë
Ushqimet e shpejta që janë të pasura me yndyrna dhe sheqer janë një barrë e rëndë për stomakun. Përpiquni të hani ushqime të shëndetshme të gatuara në shtëpi.

Çelësi Është Tek Përtypja
Hani ngadalë, shijoni çdo kafshatë dhe përtypuni për të paktën 10 sekonda çdo kafshatë. Në këtë mënyrë, mund të parandaloni jo vetëm fryrjet dhe problemet me tretjen por edhe urthin.