BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Lifestyle

Si e kalojnë beqarët Shën Valentinin? Mësojeni se ç’do të ndodhë në Ditën e të Dashuruarve sipas shenjave të horoskopit

Si e kalojnë beqarët Shën Valentinin? Mësojeni se

Të qenit beqar për ditën e Shën Valentinit nuk është gjithmonë e thjeshtë. Për disa mund të jetë një ditë si gjithë të tjerat, ndërsa për të tjerë mund të jetë shumë emotive. Por jeni kuriozë të dini çfarë thotë astrologjia? Zbulojeni si më poshtë:

Dashi- Të lindurit e kësaj shenje nuk janë lloji i personit që nis të ankohet për Shën Valentin. Maksimumi që mund të bëjnë është të hanë shumë çokollatë, më pas të vazhdojnë jetën. Ju e dini që dashuria do ndodhë, kështu vazhdoni jetën.

Demi – Të qenit “single” për Shën Valentin i fut këta persona disi në panik. Duke qenë se jeni disi njerëz romantik, kjo ditë mund t’iu bëjë pak melankolik, por nuk do ta jepni veten. Mund të kujtoni ndonjë dashuri të vjetër ashtu tek-tuk por do të arrini ta mbani veten të zënë për mos të rënë pre e melankolizmit.

Binjakët – Duke qenë se jeni njerëz të pavendosur, nuk jeni as vetë të sigurt se si ndiheni. Nëse keni një shoqëri të mirë, atëherë as nuk ua ndjen për dashurinë. Në të kundërt, mund të ktheheni në një njeri të depresionuar.

Gaforrja – Në këtë ditë ju mund ta gjeni veten duke kujtuar të gjithë arsyet pse jeni “single”. Dhe në fakt po flasim për ato negativet. Mund të ndiheni të pasigurt dhe do të jeni në kërkim të njerëzve të cilët ju bëjnë të ndiheni mirë.

Luani – Fakti që jeni një narcist, ende nuk e kuptoni se si ka mundësi të jeni “single”. Por, pavarësisht kësaj, ju i mbushni mendjen vetes se sa i mirë jeni dhe festoni gjithsesi, mjafton mos të ndiheni vetëm.

Virgjëresha – Për ju Shën Valentini është dita ku trembeni se nuk do gjeni kurrë një njeri që t’ju dojë dhe ta doni. Do ta gjeni veten të ngujuar në punë vetëm që të harroni çfarë dite është.

Peshorja – Do të jeni në kërkim të njerëzve për të folur ose për të bërë plane. Le të jetë kush të dojë, mjafton që mos të ndiheni vetëm. Gjithsesi, nuk jeni tipi që bini në depresion, e dini mirë që jeta është e bukur pavarësisht të gjithave.

Akrepi – Nuk e keni mendjen fare se çfarë dite është. Me shumë mundësi do të jeni duke vazhduar planet tuaja sikur nuk ka ndodhur asgjë. Egoja juaj është aq e fortë, sa keni turp të ndiheni të dobët edhe kur jeni vetëm.

Shigjetari – Do të jeni shumë të fokusuar në gjëra të tjera, nëse jeni “single”. Nuk jeni nga ata persona që rrini dhe mendoni se sa keq është të jesh “single”, madje as për Shën Valentin.

Bricjapi – Ju e dini që për Shën Valentin ka shumë beqarë ashtu sikurse ju. Ndaj do të jeni në zyrë, duke menduar për punën tuaj.

Ujori – Ju nuk ju pëlqejnë dramat e shkaktuara nga njerëzit “single”, kështu do ta gjeni veten shumë pasiv gjatë kësaj ditë. Mund të qëndroni në shtëpi, duke refuzuar çdo lloj ftese.

Peshqit – Si njerëz emotiv që jeni, Shën Valentini mund t’ju gjejë disi të dëshpëruar. Mos u mërzisni, në fund të ditës e gjithë ndjesia e keqe do të këtë kaluar.