Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si është ai në një lidhje? Zbuloni çfarë thotë horoskopi për çdo shenjë

Postuar: 14/08/2019 - 23:24

 DASHI

Keni në krah një burrë, i cili i ka idetë të qarta në jetë dhe për çdo herë që humbni sensin e të jetuarit ai është gati t’ju kthejë me këmbë në tokë, teksa ju llaston dhe dhuron dashurinë e tij të sinqertë.

DEMI

Do të dijë t’ju bëjë të shijoni (bashkë me të) kënaqësitë e jetës, që nga ushqimi deri te seksi i mirë. Besnik si pak shenja të tjera të horoskopit, ndonjëherë mund të shfaqet kokëfortë, por do t’ju magjepsë me ëmbëlsinë e tij.

BINJAKËT

Asnjë ditë përrkah tij nuk do të jetë e ngjashme me ditën e shkuar. Përherë risi, aventura dhe ndryshime. Një jetë përkrah tij është tepër dinamike. Pika e dobët? Pak kapriçoz.

GAFORRJA

Dashuri e vërtetë, pa kërkuar asgjë në këmbim. I ëmbël dhe shumë i ndjeshëm, partneri i kësaj shenje ka zemrën e një fëmije, i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.

LUANI

Falë tij ndjeni mbrojtje dhe siguri. Kërkon të rrëmbejë përherë qendrën tuaj të vëmendjes, duke qenë i gatshëm të bëjë gjithçka për ta arritur. Një karakter i fortë, që ju ka lidhur pas vetes me sharm dhe elegancë.

VIRGJËRESHA

Gjithmonë aty për ju. Ju njeh si askush tjetër dhe di gjithmonë si t’ju këshillojë apo mbështesë në çdo moment. Ndonjëherë bëhet pak i bezdisshëm, por është një partner i kujdesshëm dhe besnik.

PESHORJA

Një histori dashurie përkrah dikujt të shenjës së Peshores është e paharrueshme. Partneri, si një individ tepër solar dhe i qetë do t’ju falë një lidhje plot harmoni dhe mirëkuptim.

AKREPI

Ndonëse tërhiqet tejmase pas grave dhe botës së tyre, nëse ka rënë vërtet në dashuri dijeni se çmendet marrëzisht pas jush dhe askujt tjetër. Do ta keni shok mbi të gjitha, pasi burri Akrep është i gatshëm ta mbështesë gruan e tij në të mirë e në të keq.

SHIGJETARI

I pëlqen të luajë, të eksplorojë, ndaj lidhja me të nuk do të jetë kurrë diçka e sigurtë. Për çdo herë që të ndiheni se gjërat po shkojnë fiks ashtu siç kishit planifikuar/dëshiruar, nga hiçi, partneri Shigjetar do t’ju surprizojë me një ndodhi të radhës.

BRICJAPI

Keni në krah një person më këmbë në tokë, serioz dhe të besueshëm. Ndonjëherë pak dinak, nuk pëlqen të jetë në mesin e shumë njerëzve, por di si t’i dedikohet i gjithi gruas së vetme që dashuron.

UJORI

Si është një partner Ujor? Idealist, i pëlqen t’ju përfshijë në çështjet e tij e nëse ndonjëherë të duket pak i largët apo i ftohtë, mos u shqetësoni; do të kthehet gjithmonë te ju!

PESHQIT

Të rrethon me përkujdesjen dhe ndjeshmërinë e tij. Ndonjëherë ka pak humor të rëndë, por pa problem; ishte thjesht një mungesë takti! Dashuron lojrat dhe përkëdheljet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 23:26

Nëse keni vështirësi për të arritur orgazmën ose thjesht doni të rrisni dëshirën seksuale, mund ta bëni shumë mirë këtë me ushqime”, shpjegon Dr.

Postuar: 22/08/2019 - 23:03

Rex Wood është mashkulli që ka arritur të çojë në shtrat më shumë se 100 femra, prandaj le të the

Postuar: 22/08/2019 - 21:36

Spërkasni me pak alkool nën mbulesat e krevatit dhe do të mbeteni pa fjalë, me atë që do të zbulo

Postuar: 22/08/2019 - 21:03

Gjashtë persona të moshës 62 deri në 85 janë arrestuar pasi oficerët e policisë hynë në pyll duke

Postuar: 22/08/2019 - 20:55

Nishanët janë diçka shumë e zakonshme. Pothuajse të gjithë ne kemi nga një të tillë.

Postuar: 22/08/2019 - 20:34

Kur është fjala për seksin, të gjithë ndoshta i bëjnë të njëjtën pyetje vetes, por rrallë e thonë

Postuar: 22/08/2019 - 20:07

Një adoleshente rumune e cili dyshohet se ka shitur virgjërinë e saj në internet, ka pohuar se hi