BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Lifestyle

Si nuk e paskemi ditur/ Ora e lindjes është përcaktuesi i fatit tonë, zbulojeni sesi ka ndikuar kjo tek ju

Si nuk e paskemi ditur/ Ora e lindjes është përcaktuesi i fatit

Në astrologji, ora e lindjes është përcaktues i rëndësishëm i karakterit dhe paraqitjes tonë, ndaj ndikon në fatin e secilit prej nesh.

 

Gjithçka që duhet të dini është ora e lindjes, për të mësuar sesi ka ndikuar ajo në fatin tuaj.

Nëse ke lindur:

Nga ora 00:00 në orën  02:00

Në këtë hark kohor padron është Mërkuri . Njerëzit e lindur në këtë hark kohor zakonisht janë të shkëlqyer në shkollë dhe në universitet. Ata kanë aftësi shumë të mira organizative dhe shpesh ngjajnë më të rinj se ç’janë në të vërtetë. Puna e tyre mund të jetë e lidhur me udhëtime biznesi dhe komunikim.  Në një marrëdhënie romantike, këta njerëz janë shumë të hapur ose shumë të mbyllur.

Nga ora 02:00 në orën 04:00

Njerëzit e lindur gjatë këtij harku kohor udhëhiqen nga Afërdita. Këta njerëz i njohin shumë mirë paratë dhe janë maniakë të punës. E vlerësojnë shumë rehatinë në shtëpitë e tyre dhe shpesh duan që gjithçka ta bëjnë vetë. Dashurojnë muzikën dhe artin dhe ndjekin gjithmonë tendencat e modës. Në dashuri vlerësojnë ndershmërinë dhe përkushtimin.

Nga ora 04:00 në orën 06:00

Këta njerëz udhëhiqen nga Marsi. Janë të rëndësishëm dhe shumicën e rasteve kanë personalitete të jashtëzakonshme. Mund të jenë agresivë, ndërsa në dashuri kanë nevojë për një person të fortë. Mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera në karrierë.

Nga ora 06:00 në orën 08:00

Personat e lindur në këtë hark kohor udhëhiqen nga Neptuni. Shpesh janë shumë fetarë dhe shpirtërorë. Ata kanë një karakter të thellë, kuptojnë gjithçka dhe këdo. E kanë të vështirë të zgjedhin profesionin që u përshtatet. Përsa i përket marrëdhënieve të dashurisë, shpesh bëjnë gjëra të papritura dhe të pashpjegueshme.

Nga ora 08:00 – në orën 10:00

Këta njerëz udhëhiqen nga Urani. Janë njerëz tepër të sjellshëm dhe miqësorë dhe kanë miq rreth vetes. Janë lider të çdo shoqërie dhe nuk pranojnë shumë komplimente. Janë partizanë të së vërtetës.

Nga ora 10:00 në orën 12:00

Këta njerëz udhëhiqen nga Saturni. Kanë autoritet në shoqëri dhe shumë sukses në karrierë. Priren për të qenë drejtues. Në jetën private janë shpesh vetëm, duke qenë se mendojnë vetëm për karrierën. Në dashuri janë persona të qëndrueshëm dhe të kujdesshëm.

Nga ora 12:00 në orën 14:00

Të lindurit në këtë hark kohor udhëhiqen nga Jupiteri. Zakonisht janë studentë të këqinj, por mësuesit më të mirë. Japin shpesh këshilla të vlefshme për njerëzit që i rrethojnë. Në dashuri preferojnë njerëz jo të zakonshëm dhe të veçantë.

Nga ora 14:00 – në orën 16:00

Planeti i tyre udhëheqës është Plutoni. Këta persona ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për të tjerët. Shpesh mund të parashikojnë çdo situatë para se të ndodhë. Në marrëdhëniet romantike preferojnë partner sensual sepse janë shumë seksi. Në punë, të gjithë duan të jenë miq me të lindurit në këtë hark kohor.

Nga ora 16:00 – në orën 18:00

Këta njerëz udhëhiqen nga Afërdita. Janë shumë tërheqës për të tjerët. Ose janë shumë fatlumë, ose humbës të mëdhenj. Janë shumë romantikë dhe e dinë gjithmonë çfarë duan në një marrëdhënie dashurie. Janë partnerë idealë.

Nga ora 18:00 – në orën 20:00

Këta persona udhëhiqen nga Mërkuri. Kryesorja për ta është një punë ku të ndihen të vlerësuar, respektuar dhe të mirëpaguar. Disa prej tyre admirojnë dietën dhe ushqimin e shëndetshëm. Janë shumë të informuar mbi stilin e shëndetshëm të jetës. Mes tyre ka shumë mjekë. Të tjerë mund të jenë lojtarë apo programues të gjërave online.

Nga ora 20:00 – në orën 22:00

Këta njerëz udhëhiqen nga Dielli. Kanë rrugën e shtruar për në skenë. Kryesorja në jetët e tyre është pasioni, dashuria dhe fëmijët. Kanë artin prindëror që nga fëmijëria. Janë njerëz të dashur dhe sillen si yje kinemaje. Si pasojë, në dashuri kanë nevojë për një regjisor. Ka gjithnjë pasion në  marrëdhëniet e tyre.

Nga ora 22:00 në orën 00:00

Njerëzit e këtij harku kohor udhëhiqen nga Hëna. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj të tjerëve dhe kujdesen për të gjithë. Mund të kenë pushtet mbi të tjerët, ndërsa familja për ta është e shenjtë.