Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të shmangim humbjen e shpejtë të kujtesës?

Postuar: 13/03/2018 - 22:47

Neuroshkencëtarët konfirmojnë se truri ka një aftësi mahnitëse që të përshtatet dhe reagojë gjithnjë e më ndryshe, kështu që ju mund të përmirësoni kujtesën tuaj në çdo moshë.
Kujtesa që të jetë e shëndeshme është shumë e rëndësishme që të ketë një kujdes në lidhje me ushqimet që do të konsumohen. Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Disa ushqime ndihmëse për një kujtesë të mirë janë:

Brokoli ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë defekte tek foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.

Salmoni i egër është një ushqim i pasur me omega-3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA) e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjes së alcajmerit. Për më tepër omega-3 ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru.

Domatja është një tjetër ushqim që nxit fuqinë e trurit tuaj. Është burim antioksiandtësh, gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.

Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidues. Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira për trurin tuaj.

Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet alcajmer dhe parkinson.

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në uljen e zhvillimit të degjenerimit të trurit.

Këto janë disa nga produktet ushqimore që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj nëse dëshironi që të keni një kujtesë të mirë dhe të shëndetshme

Përveç ushqimeve kemi edhe disa truke që na ndihmojnë për forcimin e kujtesës:

1. Lëvizja horizontale e syve

Sipas një studimi lëvizja e shpejtë horizontale e syve për 30 sekonda përmirëson kujtesën me 10%. Kjo lloj lëvizjeje mund të ndihmojë që të dy anët e trurit të komunikojnë më mirë duke aktivizuar rrugë nervore që ndihmojnë këtë komunikim, i cili është i nevojshëm për të konsoliduar kujtesën.

2. Jepini mundësi trurit tuaj të stërvitet

Kujtesa, ashtu si forca muskulare, sugjeron që ju “ta përdorni ose do e humbni”. Nuk ka rëndësi sa impenjues mund të jetë aktiviteti nga ana intelektuale, nëse është diçka për të cilën ju jeni tashmë të zotët, atëherë nuk është një ushtrim i mirë për trurin. Aktiviteti duhet të jetë diçka jo familjare dhe jashtë zonës tuaj te rehatisë, siç është për shembull të mësoni të luani një pjesë sfiduese muzikore ose të përmirësoni aftësitë tuaja në shah.

3. Mos anashkaloni aktivitetin fizik

Ushtrimet aerobike si çiklizmi janë veçanërisht të mira për trurin, prandaj zgjidhni aktivitete që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Në përgjithësi , çdo gjë e mirë për zemrën tuaj është e shkëlqyer dhe për trurin.

4. Jeto gjelbër

Annals of Neurology zbulon se njerëzit që morën pjesë në një ndër testet e kujtesës dhe që konsumuan gjysmë filxhani me perime kruçifere (siç është brokoli) çdo ditë u vlerësuan me rezultate rreth 10% më të larta se pjesëmarrësit e tjerë.

5. Gjeni kohë për miqtë tuaj

Ruajtja e kontakteve mund të jetë një ndihmë për jetën tuaj shoqërore dhe kujtesën po ashtu. Në të vërtete kërkimet ne Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard zbuluan se njerëzit që ndërveprojnë më shumë me të tjerët shfaqin rreth 50% më pak dobësim te kujtesës se pjesa tjetër.

Përpiquni të praktikoni këto këshilla dhe truri juaj nuk do harrojë t`ju falënderojë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 33

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:48

 Ekspertët që merren me marrëdhëniet në çift kanë zbuluar se cilat janë disa nga gënjeshtrat që thonë njerëzit në takimin e parë me dikë që e pëlqejnë.

1.Histori seksuale

Postuar: 19/09/2018 - 23:28

Pronari i një maceje mbeti i tronditur kur kafsha e tij çoi në shtëpi një qese plot me drogë të k

Postuar: 19/09/2018 - 22:56

Pabesia nuk është një situatë e lehtë për t’u asimiluar, kur ndodh, shumë gjëra janë shka

Postuar: 19/09/2018 - 22:39

Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë

Postuar: 19/09/2018 - 20:32

Një shofer autobusi është filmuar duke puthur një 17-vjeçare.Ngjarja ka ndodhur në Angli, ku treg

Postuar: 19/09/2018 - 19:39

Një kirurg nga Kalifornia në SHBA dhe e dashura e tij janë akuzuar për dy sulme seksuale dhe hetu

Postuar: 19/09/2018 - 19:01

Tre vjet më parë, Mark Hatzer kuptoi se nëna e tij, Sylvia 82-vjeçare, po humbiste kujtesën e saj