Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si t’i rrisni vetullat me përbërës natyralë

Postuar: 21/11/2017 - 22:55

Shumë herë detyrohemi të përdorim pickatore për të vënë në rregull vetullat, apo i dizenjojmë tek estetistja. Por ju ndodh që teksa tentoni ti rekuperoni, i shkatërroni më keq.

Mos tu zërë paniku, dhe merrni në dorë produktet kozmetike për të mbuluar boshllëqet, si lapsi, dylli apo produktet e kremrave. Me pak durim të përpiqemi të bëjmë një vetull më të trashë dhe më shpejtë.

Vaj, vaj, vaj

Mes kurave natyrale, vajrat zënë vendin e parë. Receta perfekte është ajo me vajin e ricinës, të ullirit dhe të bajameve dhe aplikojeni në vetull para gjumit. Vitamina E me të cilën janë të pasura këto vajra në veçanti, i trash dhe i forcon, përveçse i stimulon të rriten. Edhe vaji i kokosit mund të përdoret për këtë qëllim, mjafton ta aplikoni të vakët dhe ta masazhoni mirë.

Më parë veza

Nëse kemi kohë mund të bëjmë një recetë me vezë, ku përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa ushqen flokët dhe si rrjedhojë edhe vetullat. Për një maskë efikase përdoret vetëm e verdha e vezës e rrahur. Aplikojeni në vetull dhe lëreni për të paktën çerek ore.

Zëvendësimi natyral

Për të ndihmuar rritjen e qimeve të reja është shumë e rëndësishme të bëni një scrub një herë në javë për të zëvendësuar qelizat dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut me një eksfoliant për lëkurën shkruan tch.

E fundit por jo më pak e rëndësishme

Nëse nuk mundemi të bëjmë maska vetë, drejtojuni produkteve farmaceutike që stimulojnë rritjen e qimeve të lokalizuara, Të mira janë serumet me bazë flavonoidi dhe peptidi që përfshijnë që merren direkt me rritjen e qimeve. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:56

Pasuria është një çështje që i bën të gjithë kuriozë, sidomos në epokën e kapitalizmit. Kur flasim për njerëzit më të pasur në botë, të gjithëve u shkon mendja tek emra si Bill Gates, Warren Buffet apo John D. Rockefeller.

Tigri i Tazmanisë, i destinuar të zhdukej para ardhjes së njeriut

Postuar: 12/12/2017 - 19:07

Studime të fundit mbi specien interesante të tigrit të Tazmanisë, tregojnë se marsupiali enigmatik ishte i destinuar të zhdukej para nisjes së gjuetisë së njeriut, teksa sekue

Postuar: 12/12/2017 - 18:19

Akuzat dhe skandalet nuk kanë të sosur për Presidenti aktual të SHBA, Së fundmi një grup grash e kanë akuzuar publikisht atë për ngacmime seksuale në të kaluarën u bënë thirrje

Postuar: 12/12/2017 - 09:06

Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Postuar: 11/12/2017 - 22:50

Të gjithë i adhuronin, ndërsa jeta e tyre i ngjante një përralle moderne. Ishin madhështore, të popullarizuara, magjepsëse dhe yje të vërtetë të shoubiznesit.