BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Lifestyle

Si të shihni dhe fshihni gjithçka që Google di për ju? Jua tregojmë hap pas hapi (FOTO)

Si të shihni dhe fshihni gjithçka që Google di për ju?

Google ruan automatikisht të gjitha të dhënat tuaja sapo identifikoheni (sign in) - duke filluar nga historiku i këkimeve dhe lundrimit në internet, vendndodhja përmes Google Maps e deri te historiku i videove në YouTube.

Bazuar te këto të dhëna, Google shfaq reklama për ju, sugjeron ëeb-series, njeh restorantet tuaja të preferuara dhe shumë, shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, gjiganti i teknologjisë ofron një mjet për të parë, ekzaminuar dhe fshirë të dhënat në serverat e tij.

Për të parë se çfarë Google di për ju si edhe për të menaxhuar të dhënat, veproni si në fotogalerinë e mësipërme.

Si të shihni dhe fshihni gjithçka që Google di për ju?

1. Shkoni te Google.com.
2. Teksa jeni të regjistuar, klikoni ikonën në formë rrethi në këndin e sipërm të djathtë (fotoja juaj në email).

Si të shihni dhe fshihni gjithçka që Google di për ju?

3. Klikoni “Manage your Google account”
4. Klikoni te “Data & Personalization”, ku do të shihni “Activity Controls”

Si të shihni dhe fshihni gjithçka që Google di për ju?

5. Klikoni te “My Activity” te “Activity and timeline”

Pas këtyre hapave, do t’ju shfaqen të gjitha të dhënat që Google di për ju. Përmes opsioneve “On” dhe “Off” mund të zgjidhni që motori i kërkimit të ruajë ose jo aktivitetin tuaj në Web dhe aplikacion, historikun e vendodhjes apo atë të YouTube-it.