BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Lifestyle

Si u parashikua COVID-19 që në vitin 1962? Publikohet fotoja që po thyen rrjetin dhe i futi të gjithë në dyshime

Si u parashikua COVID-19 që në vitin 1962? Publikohet fotoja që

Një foto e një reviste të njohur italiane ka pushtuar mediat në të gjithë botën ditët e fundit. Kjo foto është publikuar nga revista italiane në vitin 196, por që është rikthyer sërish dhe ka shkaktuar mjaft zhurmë. Në të shihen njerëz të cilët udhëtojnë vetëm dhe të izoluar nga njerëzit e tjerë.

Kjo fotografi është interpretuar sikur revista ka parashikuar atë çfarë do të ndodhte në të ardhmen për shkak të COVID-19, ku njerëzit po detyrohen të respektojnë distancimin social.

Foto virale ishte botuar në një gazetë javore italiane La Domenica del Corriere, i cili nisi botimin nga 1899 deri në 1989. Imazhi u shfaq në kopertinën e pasme të gazetës në botimin e 16 dhjetorit 1962 me një mbishkrim:

“A do të shkojmë nëpër qytete kështu? Ja se si mund të lehtësohet problemi i trafikut në qytete, nëse nuk zgjidhet plotësisht: makina të vogla me një vend që zënë një zonë të vogël. Ndryshe nga pretendimi viral, krijuesi i këtij arti, karikaturist i madh satirik Walter Molino, nuk përmendi në mënyrë specifike se fotografia është një ilustrim i vitit të ardhshëm 2022.

Titulli sugjeron që fotografia në të vërtetë tregon se si problemi i trafikut në qytete mund të lehtësohet në të ardhmen duke përdorur makina të vogla.

Si përfundim, ilustrimi viral i botuar në 1962 nuk tregon se si do të duket bota në 2022 për shkak të COVID-19, por u botua për të treguar se si problemi i trafikut në qytete mund të lehtësohej në të ardhmen duke përdorur makina të vogla, me një vend.