Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Simboli i shqiponjës “pushton” Tokjon, zbuloni arsyen

Postuar: 20/08/2018 - 21:44

Hapja e kufijve dhe emigrimi ka bërë që në këto 30 vite të fundit me mijëra shqiptarë të martohen me shtetas të huaj, duke përzier kështu kulturat e duke u ndier së pari qytetar i botës.

Kështu ka qenë edhe rasti i Arbër Demos i cili ka kurorëzuar dashurinë e tij me japonezen Mana Aoki.

Çifti janë martuar në kryeqytetin japonez Tokyo në një ceremony të bukur dasme ku nuk kanë munguar veshjet tradicionale.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë  fotografi shumë të veçanta, të cilat jo vetëm sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia, por pas çiftit të sapo kurorëzuar duken dasmorët, më së shumti nga ana e nuses, të cilët formojnë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar.

Mesa duket simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka ‘fluturuar’ deri në Japoninë e largët, duke na mbushur me atdhetarizëm.

Ndër momentet e këndshme të dasmës veçohet veshja e çiftit me kostumet kombëtare shqiptare.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 20:15

Ajo me siguri duhet të ketë menduar se bëhej fjalë për një shaka teksa vaja e saj i tha se, kishte gjetur një merimangë në sallatë.
 

Postuar: 19/07/2019 - 19:37

A e dini se ka edhe pronarë që shohin tek punonjësit e tyre dhe aplikantët vetitë jo profesionale

Postuar: 18/07/2019 - 23:45

Nëse veç keni dashur ta dini se si do të dukeni pas 30-40 viteve, atëherë tani këtë jua mundësoi

Postuar: 18/07/2019 - 20:28

Tregohuni të kujdesshëm që gjithçka ta konsumoni në sasinë e duhur.

Postuar: 18/07/2019 - 20:20

Ngjarje të tilla janë mjaft të rralla.

Postuar: 18/07/2019 - 19:43

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, ndërsa po kryente marrëd

Postuar: 18/07/2019 - 19:05

Një peshkatar ka gjetur në det një shishe që mbante brenda një letër të shkruar 50 vite më parë