BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Soros sulmon Facebook/ Vjen përgjigja e Zuckerberg, ja çfarë siguron

Soros sulmon Facebook/ Vjen përgjigja e Zuckerberg, ja çfarë

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook, mbajti një konferencë shtypi për të diskutuar me reporterët se si i menaxhon rrjeti social postimet problematike dhe për standardet e komunitetit.

Biseda shkoi menjëherë në drejtimin e gabuar.

Për më tepër se një orë, miliarderi 34-vjeçar iu përgjigj pyetjeve se si ai dhe numri dy i tij, Sheryl Sandberg, mbuluan probleme të tilla si ndërhyrja ruse në Facebook dhe se si kompania kishte sulmuar kritikët dhe rivalët.

Në përgjigjet e tij, Zuckerberg, herë sfidues e herë paqësor, mbrojti rrjetin, Sandberg dhe veten.

‘E vërteta e drejtimit të një kompanie me mbi 10 mijë punonjës është që nuk mund të dish gjithçka ndodh’, tha në një moment.

E megjithatë teksa Zuckerberg po mbronte veten, zemërimi kundër kompanisë së tij po rritej në Washington, ku Republikanët e Demokratët kërcënuan të kufizonin Facebookun përmes ligjeve të konkurrencës dhe të hapnin hetime për shkelje të mundshme financiare në fushatë.

Aksionerët bënë thirrje për të hequr Zuckerbergun si kryetar të Facebookut. Aktivistët depozituan një ankesë në Komisionin Federal të Tregtisë për politikën e privatësisë që ndjek rrjeti dhe akuzaun Sandberg, shefja operative, për drejtimin e një fushate që sulmon fshehurazi kundërshtarët.

Kjo u pasua nga një artikull në New York Times që shtroi pyetje për taktikat e Facebook për manaxhimin e disinformacionit dhe problemeve të tjera në faqe, si dhe për mënyrën e trajtimit të kundërshtarëve dhe konkurrentëve.

‘Facebookut nuk mund t’i besohet korrigjimi i vetes’, tha Përfaqësuesi David Cicilline nga Rhode Island, Demokrati kryesor në nënkomisionin antitrust në Dhomën e Ulët. ‘Ky raport tronditës e bën të qartë që ekzekutivët e Facebookut gjithmonë do të vendosin fitimet e tyre të mëdha para interesave të klientëve’.

Gjiganti i medias sociale është përballur me një numër krizash që më 2016, kur u akuzua se po influenconte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në favor të Donald Trump.

Kohët e fundit, Facebook u hodh në sulm, duke pajtuar kompani të tjera për të devijuar vëmendjen te kritikët dhe konkurrentët. Në një rast, një firmë opozitare kërkimesh, Definers Public Affairs, punoi për diskreditimin e protestuesve duke u përpjekur t’i lidhte me George Soros, financierin liberal.

Kjo ngriti pyetje rreth përgjegjësisë së Zuckerberg dhe Sandberg. Zuckerberg ushtron kontroll thuajse total mbi rrjetin social, sepse zotëron 60% të aksioneve me të drejtë vote dhe është kryetar i bordit.

Të enjten, bordi i Facebook deklaroi se i përkrah Zuckerberg e Sandberg. Ndërsa bordi pranoi se dy ekzekutivët iu përgjigjën ngadalë ndërhyrjes ruse në Facebook dhe se drejtorët i kishin nxitur të punonin më shpejt, në një deklaratë tha se ‘të sugjeroje që kishin dijeni për ndërhyrjen ruse dhe ose e injoruan ose ndaluan investigimet për të ishte shumë jokorrekte’.

Në konferencën e tij, Zuckerberg shprehur të njëjtat ndjenja. ‘Të thuash që nuk ishim të interesuar për të mësuar të vërtetën apo që fshehëm atë çka dinim, është thjesht e pavërtetë. ‘Sot jemi në pozitia shumë më të forta se më 2016’.

Zuckerberg siguroi edhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i kompanisë.