BREAKING NEWS

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat skandaloze me pasojë vdekjen e 35 mijë italianëve nga Covid

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat
x

Lifestyle

Sot, nga ora 13:35 deri në orën 18:04 do të ndodhë rreshtimi i rrallë i tre planetëve, mos e humbni ''lajmëtarin e perëndive''. Ja si mund ta shikoni 'vallëzimin e Mërkurit’

Sot, nga ora 13:35 deri në orën 18:04 do të ndodhë rreshtimi

Rreshtimi i rrallë i tre planetëve, Tokë, Diell dhe Mërkur, do të ndodhë ditën e sotme. Planeti Mërkur do të kalojë përpara Diellit, duke e errësuar atë në një pjesë të vogël të syve tanë. Ky fenomen do të jetë i mundur të vëzhgohet plotësisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Edhe në qiellin e Europës do të jemi në gjendje të vëzhgojmë ''lajmëtarin e perëndive'', kalim i cili do të zgjasë 5 orë e gjysmë, duke filluar nga ora 13:35 deri në orën18:04.

‘Vallëzimi i Mërkurit’ përpara Diellit mund të shihet me teleskop ose me dylbi me filtra diellorë dhe si dukuri do të përsëritet në vitin 2032.

Mërkuri është planeti më i vogël në Sistemin Diellor dhe më i brendshmi. Ai ndodhet rreth 57.9 milion km larg Dielli dhe ka një diametër prej 'vetëm' 4878 km.

Temperatura minimale e sipërfaqes arrin -180 °, ndërsa temperatura maksimale arrin + 430 °.

Një vit në Mërkur zgjat 88 ditë sepse, duke qenë më afër Diellit, ai rrotullohet rreth tij më shpejt: kjo është arsyeja pse në Tokë kohëzgjatja e vitit diellor është 365 ditë, ndërsa në Mërkur është shumë më e shkurtër.