Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studim/ Kur është prodhuar për herë të parë djathi në Mesdhe?

Postuar: 12/09/2018 - 22:35

Prodhimi i parë i djathit në Mesdhe daton para më shumë se 7000 vitesh, kjo e vërtetueshme nga provat e gjetura në vazot qeramike në një vend arkeologjik në bregun dalmat të Kroacisë.

Një studim që publikon revista “Plos One” për universitetin shtetëror të Pensilvanisë prezanton të dhëna të prodhimit të djathit përmes etapave të identifikimit të fermentimit të qumështit në enë të posaçme në rajonin mesdhetar që prej 7000 vjetësh. Në këtë studim ekipi i drejtuar nga Sarah McClure analizoi izotope të karbonit nga acidet yndyrore të ruajtura në vazot e ardhura nga fshatrat neolitike në bregun dalmat, në lindje të detit Adriatik dhe gjetën të dhëna direkte të një prodhimi djathi shumë kohë më parë.

Fshatrat e Pokrovnik-ut dhe Danilo Bitinj kanë qenë të banuara që prej 6000 dhe 4800 vitesh para krishtit dhe ruajnë disa lloje qeramikash që vinin nga i gjithë ky hark kohor. Banorët e këtyre fshatrave duket se përdorin një lloj qeramike të posaçme për ushqime të ndryshme dhe për nënprodukte të djathit. Këto të dhëna tregojnë se djathi filloi të prodhohej në Mesdhe para 7200 vitesh kur prodhimet e fermentimit të qumështit përbënin një burim të rëndësishëm të ushqimit për të gjitha moshat në popullatat e viteve të para të agrikulturës. Studimi tregon se prodhimi i qumështit dhe i djathit mes agrikultorëve reduktoi vdekshmërinë infantile dhe ndihmoi në stimulimin e ndryshimeve demografike që ndërmorën komunitetet agrare për t’u zgjeruar drejt qendrës. Autorët sugjerojnë se prodhimi i djathit dhe teknologjia e lidhur me prodhimin e qeramikës ishin faktorë kyç që ndihmuan në zgjerimin e agrikultorëve të parë në qendër dhe në veri të Europës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/01/2019 - 23:24

Sipas ‘Cosmopolitan’, marrëdhënia midis një çifti shpesh herë komplikohet dhe kjo si pasojë e veprimeve të pa menduara mirë të njërit apo tjetrit.

Postuar: 20/01/2019 - 23:12

Ngrënia e disa ushqimeve të caktuara mund të jetë faktor kyç në zgjidhjen e problemeve të ereksio

Postuar: 20/01/2019 - 22:28

U kënaqët gjatë seksit?! Ok, shumë mirë!

Postuar: 20/01/2019 - 22:06

Nëse ndiheni se ju dhe partneri juaj keni rënë në një rutinë me jetën tuaj seksuale, ora mund të

Postuar: 20/01/2019 - 20:01

Fama e shqiptarëve nëpër botë, duket se është gjithmonë e më shumë në rritje.

Postuar: 20/01/2019 - 16:37

Një fenomen shumë i rrallë i njohur si ‘hëna e përgjakur’ pritet të ndodh mesnatën e

Postuar: 20/01/2019 - 16:07

Historia e Betty Bienias dhe bashkëshortit të saj është një histori e denjë për të shkruar një sk