BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Lifestyle

Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët,

Studiuesit amerikanë kanë mbërritur në përfundimin se ata që flenë shumë orë natën rrezikohen të vdesin më shpejtë se ata të cilëve u mjaftojnë shtatë orë gjumë. Studiuesit kanë hetuar mbi një milion njerëz të moshave 30 deri 102 vjeç. Gjatë atyre gjashtë viteve që zgjati studimi vdekshmëria ishte më e ulët midis atyre që flinin shtatë orë përnatë, duke pasur parasysh edhe moshën, nëse personi pinte duhan dhe problemet e mëparshme shëndetësore. Atyre që flinin të paktën një orë më tepër ose më pak u rritej ndjeshëm rrezikshmëria për të vdekur. Rrezikshmëria për të vdekur rritej me 15 % tek ata që flinin 8,5 orë ose më pak se 4,5 orë.
Gërhitja
Gërhitja jo vetëm që është e mërzitshme por edhe e pashëndetshme. Zhurma ndonjëherë shurdhuese e gërhitjes e shqetëson partnerin, por vetë gërhitësit ky gjumë jo i qetë i sjell pasoja të këqija.
Gërhitësi merr frymë me vështirësi për shkak se rrugët e frymëmarrjes si nëpërmjet gurmazit apo hundës janë ngushtuar. Trupi i tij nuk arrin të marrë veten gjatë gjumit, ai është tërë kohës nën stres. Kjo sjell shqetësime në zemër dhe në qarkullimin e gjakut. Truri merr shumë pak oksigjen. Hetimet kanë treguar se gërhitja ul aftësinë për t’u përqendruar dhe shkallën e inteligjencës. Gërhitja ndodh vetëm gjatë të fjeturit. Ajo ndodh kryesisht gjatë marrjes së frymës, rrallë gjatë nxjerrjes së saj. Gjatë gjumit, çdo muskulaturë e trupit fle, po ashtu ndodh edhe me muskujt e padukshëm në gojë dhe në zonën e frymëmarrjes. Kur këto muskuj ç’tendosen gjatë gjumit, pjesët e qullëta lëkunden dhe dridhen pas çdo frymëmarrje. Dridhja është ajo që nxjerr zhurmën tipike të gërhitjes.
Kush gërhet me shpesh
Më shpesh gërhasin burrat sesa gratë. Gratë gërhasin më shpesh kur nisin të thyhen në moshë. Shumë herë operacioni mund të ndihmojë në largimin e të gërhiturit kur arrihet të hiqet mishi që vështirëson frymëmarrjen. Ka një lidhje midis gjumit dhe karrierës. Sipas zëdhënësit të shoqërisë gjermane të studimeve mbi gjumin dhe ilaçeve për gjumë (DGFM) Göran Hajak, ata që flenë në kohë dhe sa duhet kanë shanse dy herë më të larta për të bërë karrierë dhe pasur suksese nga ata që nuk flenë mjaftueshëm.
Sa orë gjumë nevojiten
Gjumë i pamjaftueshëm është kur njeriu nuk është ngopur akoma me gjumë në mëngjes dy orë përpara se të zgjohet me të vërtetë.
Të rriturit kanë një, dy deri tre faza lodhjeje në ditë. Nëse njeriu pushon gjatë këtyre fazave duke fjetur deri në gjysëm ore, atëherë është në gjendje të përballojë shumë më tepër punë.
Një qasje e re ndaj shpjegimit të ëndrrave vë gjithkënd në gjendje të kuptojë në mënyrë të pavarur dhe vetëshëruese ëndrrat e tij dhe njëkohësisht problemet e lidhura me to dhe mënyrat për t´i zgjidhur.

Këshilla

1-Të gjithë njerëzit duhet të flenë minimalisht 8 orë në ditë.

2-Pas drekës është e nevojshme që të dremitet jo më pak se 20 minuta

3-Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme
4-Studiuesit këshillojnë që njerëzit të mos abuzojnë me gjumit, (të mos flenë më shumë se 10-13 orë), pasi kjo vë trurin në “gjumë”.

5-Në rast se nuk keni gjumë natën, këshillohet të konsumoni një çaj kamomil, asnjëherë qetësues. Vetëm në rast se vuani nga probleme nervore

Gjumi shpjegues i ëndrrave
Në ëndërr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sërish në një trajtë enigmatike. Metoda e shpjegimit të ëndrrës merret pikërisht me zgjidhjen e kësaj enigme. Për këtë do të ishte i nevojshëm një ekspert i cili do të arrinte t´i qasej thelbit të mesazhit të ëndrrës, pasi që disa simbole vlejnë pjesërisht njëlloj për të gjithë. Dihet që gjumi është i nevojshëm për të mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetëm një periudhë pushimi por kohët e fundit dijetarët kanë parë një lidhje midis kujtesës dhe gjumit. Freud (Frojdi) që në 1897-ën shkruante se nuk mendonte që ëndrrat ishin të pakuptimta por ishin një mënyrë për të lëvruar përvojat e fituara. Në eksperimentet e fundit të bëra me njerëz është vërejtur se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës janë në veprim edhe gjatë natës.

Edhe duke fjetur mësojmë gjëra të reja
Është vërejtur edhe se ata që nuk flenë sa duhet e kanë të vështirë të mësojnë gjëra të reja. Tërë këto vrojtime tregojnë se diçka ndodh me trurin kur flemë. Kështu është arritur në përfundimin se ndonëse ne nuk e kuptojmë, truri ynë gjatë natës vazhdon të punojë për sqarimin e çështjeve që na dalin gjatë ditës. Pra gjumi është i rëndësishëm për të mësuar gjëra të reja. Kjo vlen jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët, zogjtë e insektet. Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme. Në gjendjen e parë të një qarku gjumi është kaq i lehtë sa një individ që zgjohet gjatë kësaj gjendje thotë se nuk është e vërtetë që ka qenë duke fjetur. Në gjendjen që vjen pas kësaj flihet pak më thellë, dhe quhet gjumë themeltar. Në gjendjen e tretë dhe të katërt flihet thellë dhe gjatë këtyre gjendjeve trupi merr veten.

Këndvështrime të ndryshme për ëndrrat
Prej mijra vjetësh ëndrrat përpiqen të shpjegohen pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të huajt na tregojnë se si të përkthejmë ëndrrat tona. “Ndryshimi midis këndvështrimit tim mbi ëndrrën dhe këndvështrimit tradicional qëndron në atë që unë mendoj se një ëndërr mund të përshkruhet dhe përkthehet që nga rreshti i parë e deri tek i fundit”, shpjegon Dr. Max Segeth, psikologu që ka zhvilluar këtë qasje. Gjatë gjumit të thellë bëhet shartimi i fragmenteve të kujtesës së ditës dhe mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë. Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën. Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë ti sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.