Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Lifestyle

Studimi befasues, deri në cilën moshë mund të bëni seks

Studimi befasues, deri në cilën moshë mund të bëni seks

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se të kesh një jetë seksuale të kënaqshme përmirëson cilësinë e jetës tek të moshuarit. Studimi është kryer në Spanjë, në universitetin Rey Juan Carlos de Madrid, dhe synon gjetjen e faktorëve që ndikojnë në jetën seksuale tek moshat e treta.

Rezultatet e hulumtimit, tregojnë se në 1939 të moshuar, 62.3% e meshkujve dhe 37.4% e grave janë seksualisht aktive. Hulumtimi tregoi gjithashtu se pjesa më e madhe e të moshuarve, vazhdonin ende të putheshin, të përkëdheleshin dhe prekeshin, por mbi të gjitha të kryenin marrëdhënie seksuale të kënaqshme.

Një gjë që ata nuk mund ta bënin më ishte masturbimi dhe seksi oral. Sipas studimit të moshuarit deri në moshën 65 vjeç kryenin marrëdhënie dy deri në katër herë në muaj. Por marrëdhëniet reduktoheshin ndjeshëm mbi moshën 75 vjeç. Kjo për shkak të shfaqjes së problemeve shëndetësore ose humbjes së natyrshme të dëshirës seksuale.

Ndërkohë, studiuesit arritën në përfundimin se faktorët që kufizojnë aktivitetin seksual janë: mosha mbi 75 vjeç, vetmi, niveli i ulët arsimor, perceptimi i dobët i seksualitetit të tyre në fund, sëmundjet kronike dhe përdorimi i ilaçeve.