Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi, dashuria të shëndosh

Postuar: 19/03/2018 - 16:19

Shkencëtarët kanë konfirmuar se të gjesh dashurinë të bën më të shëndoshë.

Një studim masiv zbuloi se ndonëse çiftet kanë tendencën të kenë një stil jete më të shëndetshme se kur janë beqar, ata janë më të shëndoshë.

Autorja kryesore e studimit Stephanie Schoeppe ka mbledhur të dhëna të dhjetë viteve nga 15 mijë studentë dhe zbuloi se çiftet në një lidhje të lumtur kanë rreth 5.8 kg peshë më shumë se moshatarët e tyre beqarë.

Universiteti “The Central Queensland” në Australi thotë se çiftet konsumojnë më shumë fruta dhe perime, dhe kanë tendencën të shmangin fast food, alkool dhe cigare.

Por shpërblimi për gjithë këtë zakon të mirë? Njerëzit në një lidhje marrin më shumë peshë pavarësisht se njësoj si beqarët bëjnë ushtrime fizike dhe bëjnë jetë sedentare.

Schoeppe mendon se njerëzit në një lidhje nuk e kanë dëshirën ti bëjnë përshtypje të tjerëve.

“Kur çiftet nuk dëshirojnë të duket tërheqës dhe të dobësohen për të tërhequr një partner, pasi ndjehen rehat duke ngrënë më shumë, apo më shumë ushqime me yndyrna dhe sheqer. Kur çiftet kanë fëmijë në shtëpi, kanë tendencën të hanë dhe ushqimet që lënë fëmijët”, thotë autorja.

Dr. Jeric Berge, i universitetit të Minnesota, thotë se darkat romantike, përkëdheljet në divan janë shkaku kryesor.

Mbrëmjet romantike shpesh vërtiten rreth ngrënies dhe pirjes së bashku, plus detyrimet si ushqimi i familjes, festat në mbrëmje do të thotë se ka mjaft shkaqe që mund të shëndoshesh bashkë me partnerin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:15

Dy murgesha nga një kishë katolike e Kalifornisë Jugore janë nën dyshimin e përvetësimit të fondeve shkollore deri në një shumë prej 500 mijë dollarësh.
 

Postuar: 10/12/2018 - 23:42

 Me siguri mezi keni pritur që të vijë kjo risi, por tashmë pritja ka marrë fund!

Postuar: 10/12/2018 - 22:52

Shkencëtarët e universitetit Queen Mary në Londër thonë së fundmi se truri i njeriut duhet të e

Postuar: 10/12/2018 - 20:04

 Parfumi ka lindur me nevojën e njeriut për të patur gjithmonë erë të mirë, për të dominuar

Postuar: 10/12/2018 - 19:49

Qeni konsiderohet si kafsha më besnike e njeriut dhe këtë e vërteton më së miri rasti i fundit në

Postuar: 10/12/2018 - 19:16

Super-modelja ruse po njihet së fundmi për kapacitetet e saj të shumëfishta si aftësia për të v