BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Lifestyle

Studimi/ Pse meshkujt paguajnë për seks

Studimi/ Pse meshkujt paguajnë për seks

Prostitucioni ka shënuar rritje nga dekada e fundit, por meshkujt që e përdorin këtë ‘shërbim’ nuk i përkasin shkallës së ulët të shoqërisë, siç ishte në kohët e kaluara. Psikiatrët thonë se, ekzistojnë pesë arsye të ndryshme se përse meshkujt paguajnë për seks:

Epshi

Kjo gjithmonë ka qenë arsyeja primare se përse meshkujt janë përfshirë në aktivitete të tilla, prandaj edhe psikiatrët thonë se, është arsyeja kryesore se përse meshkujt paguajnë për seks.

Të lodhur nga lidhjet…

Shumica e meshkujve që paguajnë për seks, e bëjnë këtë pas ndarjes nga partnerja. Ata, në mënyrë rutinore, kanë bërë seks qysh kur janë lidhur me partnere të ndryshme. Kjo sepse seksi krijon vartësi dhe nuk është lehtë të qëndrojnë larg tij, kështu që nuk i pengon nëse paguajnë dikë për t’ia përmbushur nevojat.

Kanë më pak përgjegjësi

Nevoja për seks është universale. Por, ka meshkuj beqarë të cilët janë tepër të ngarkuar me punë, saqë nuk kanë kohë as për veten. Kësisoj, ata i shfrytëzojnë paratë për të bërë seks.