Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi: Tigrat dhëmbë-shpatë mund të kenë ulëritur si luanët

Studimi: Tigrat dhëmbë-shpatë mund të kenë ulëritur si luanët

Postuar: 20/10/2018 - 19:21

Felinët e gur modernë si leopardët, tigrat e luanët mund të lëshojnë ulërima të ndryshme për arsye të një ndërtimi të specializuar të kockave e ligamenteve të fytit. Por kohët e fundit paleontologët kanë zbuluar disa kocka të fosilizuara që tregojnë se edhe felini prehistorik dhëmbë-shpatë, Smilodon fatalis, mund të lëshonte vokalizime të tilla të frikshme.
 
Zbulimi i fosileve të tilla është i rrallë, por në këtë rast u bë i mundur nga prezervimi i tyre në rrjedhjet natyrale të hidrokarbureve në Rancho La Brea të Los Angeles. Këtu janë gjetur skelete të plota kafshësh të lashta përfshi dhe Smilodon, thotë paleontologu Christopher Shaw i Idaho Museum of Natural History.
 
Mes miliona fosileve të rekuperuara deri tani nga Ranch La Brea—të cilat datojnë nga 11,000 deri në 40,000 vjet më aprë—ka rreth 166,000 kocka të tigrit dhëmbë-shpatë Smilodon. 
 
Studiuesit thonë se disa kocka të harkut të fytit të Smilodon, ishin të ngjashme me ato të felinëve modernë që ulërasin, sidomos të jë ligamenti që gjatë ulërimës karakteristike zgjatet nga dhjetë në 15 cm, për të zgjeruar fytin dhe për të bërë ulërimën me tingull më të thellë.
 
“Ne arritëm në konkluzionin se dhe Smilodon kishte aftësinë për të ulëritur, por edhe nëse nuk e bënte këtë, hungërima e tij ka qenë një mjet e irëndësishëm komunikimi”, shkruanin kërkuesit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 20:13

Një grup të rinjsh po pushonin buzë plazheve në Kolumbi, por një i paftuar ua ka prishur të gjithë terezinë.

Postuar: 16/01/2019 - 19:44

Një nënë, që dy vite më parë humbi djalin e saj, pretendon se ka parë fantazmën e tij.

Postuar: 16/01/2019 - 16:04

Ndëkohë që Europa dhe pjesët e tjera të globit janë duke vuajtur prej të temperaturave të ulta,

Postuar: 16/01/2019 - 15:06

Një fenomen i rrallë natyror në shtetin amerikan të Maines po mahnit njerëzit anekënd botës.

Postuar: 16/01/2019 - 12:21

Një propozim për martesë i bërë në aeroportin e Catania-s ka shkuar tmerrësisht keq, pasi ajo ia

Postuar: 16/01/2019 - 10:37

Një burrë, i cili për pak vdiq nga sulmi që i bëri e dashura i ka propozuar asaj për martesë në m

Postuar: 16/01/2019 - 09:38

 “Jam përdhunuar nga ministri i Brendshëm”.