
Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Surpriza të mëdha ju presin! 'Mundësi për të rregulluar gabimet e së shkuarës', parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Qershor 2022

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 20 deri në 26 Qershor) duke parashikuar një javë të mirë për të gjitha shenjat.
Kjo javë do të jetë shumë e mirë në përgjithësi për të gjitha shenjat dhe pa probleme. Do të jetë një javë ku gabimet e së shkuarës do të kenë mundësi të rregullohen. Ndryshime të mëdha me ndikime pozitive priten për të gjitha shenjat”
Shenjat më të favorizuara janë Gaforre, Binjakët dhe Demi. Më të vemendshëm, larg kredive dhe çështjeve ekonomike duhet të tregohen Ujori, Akrepi dhe Luani.
Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:
Dashi
Duket se në këtë periudhë jeni konkurrent më vetveten. Mundësi të mëdha do të ketë 10-ditëshi i dytë, duke qenë më i favorizuar. Çështje juridike do të marrin zgjidhje. Sa i takon fushës sentimentale fokusi do të jetë tek lidhjet me probleme. Të mërkurën dhe të enjten është ditë e mirë për diskutime me mundësi pozitive si në fushën shpirtërore ashtu dhe në atë ekonomike.
Demi
Mund të themi se do të jetë një javë e dobishme në familje. Fokusi më i madh do të jenë udhëtimet. Kjo javë është vendimtare për kontrata pune. Në fushën sentimentale lidhjet me Ujor dhe Peshore janë pozitive. Një mundësi e re do t'ju vijë në fushën e punës. Mund të keni lëvizje për mirë në pune, mbase në profilin që ju takon.
Binjakët
Dhjetë ditëshi i tretë duhet të tregojë kujdes në vendim marrje për çështje pune. Dita e sotme do të jetë ditë e mirë për bisedime sidomos pasdite për mbyllje kontratash. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Virgjëreshë duken se janë më pozitive. Dita e enjte dhe e premte ditë më të favorizuara për dhënie provimesh. Një problem i para 2 muajve do të marrë zgjidhje përgjatë kësaj jave.
Gaforrja
Ndikimi i Diellit në trekëndësh në Jupiter do të sjellë ndikime pozitive. Mund të keni një rritje në detyrë. Mundësi ideale për të arritur majat, ndaj mos qëndroni gjatë kësaj jave në heshtje, zhvilloni takime pasi është javë ideale me shanse shumë të mira për një vazhdimësi të mbarë. Në fushën sentimentale kujdes, një debat me Peshqit mund të agravohet, mos përfshini të tretë në lidhjet tuaja. Sot është një ditë ideale për zgjidhjen e një problemi që ju shqetëson.
Luani
Edhe pse keni patur pak vështirësi gjatë kësaj periudhe duket se gjërat do të sistemohen. Vetëm duhet të tregoheni më të kujdesshëm në komunikim. Dita e sotme dhe dita e Diel janë ditë shumë të favorizuara për investime dhe ortakëri. Në fushën shpirtërore lidhje me Peshore pozitive. Sa i takon stabilizimit ekonomik është në dorën tuaj.
Virgjëresha
Doni të arrini të gjitha qëllimet që keni vendosur. Jeni këmbëngulës pasi ky është muaj ideal dhe do të vazhdojë dhe përgjatë muajit Korrik. Një ndryshim në punë apo biznes është për mirë. Më të kujdesshëm tregohuni në udhëtime, kontrolloni dokumentacionin dhe mos i lini gjërat në moment të fundit. Në fushën shpirtërore të pa lidhurit janë më të pa vendosurit, nuk duhet të mendohen 1000 herë. Hidheni ju hapin të parët, një njohje e re do të jetë e mbarë. Zhvillime të reja priten në fushën e biznesit.
Peshorja
Dini shumë mirë se çfarë doni të bëni dhe çfarë doni të arrini. Dita e martë është ditë e mirë për takime. Ky është nje moment pozitiv për të stabilizuar anën ekonomike dhe shpirtërore. Moment ideal për të zgjidhur një çështje. Në fushën sentimentale do të keni vijueshmëri pozitive. Për të pa lidhurit nje takim apo një njohje e re mund të kthehet në serioze.
Akrepi
Jeni pak në mëdyshje për një ndryshim pune. Ditën e mërkurë mund të keni një komunikim për ndryshim pune, por mos u shqetësoni, pasi ndryshimi do të jetë pozitiv. Dhjetë ditëshi i parë dhe i tretë është më i favorizuar. Moment i mirë për të zgjidhur probleme gjyqësore. Fusha ekonomike financiare vijon e stabilizuar. Nga një person i shenjës së Luanit mud t'ju ofrohet një biznes i cili do të rezultojë fitimprurës.
Shigjetari
Çështjet ekonomike nuk janë sipas pritshmërisë tuaj, kujdes me shpenzimet. Gjithashtu të vemendshëm tregohuni me dokumentacionet e udhëtimeve. Një propozim për një punë të dytë do t'ju vijë, por tregohuni të matur. Edhe pse mund të jetë një burim të ardhurash nuk jeni në kohën e duhur pasi mund të humbisni dhe punën e pare. Në fushën shpirtërore lidhjet me Virgjëreshë dhe sidomos me Binjak janë mjaft pozitive. Tregohuni pak më të kujdesshëm me financat. Lidhjet sentimentale vazhdimësi ideale.
Bricjapi
Muajt e fundit keni qenë pak në dilemë në punë. Është momenti të stabilizoni punët tuaja. Keni gjithshka në kontroll, për ju vlen shprehja “as nuk ka, as nuk mbarohet”. Për Bricjapin kjo periudhë është mjaft e mirë me shumë mundësi të reja dhe fitim prurëse. Në fushën sentimentale keni patur pak probleme, një ndarje duket se do të rikuperohet dhe stabilizohet. Lidhjet me Peshore, Dem dhe Shigjetar janë ideale për vazhdimësinë.
Ujori
Çështje problematike në punë, në lidhje kontratash, apo në çështje ligjore. Edhe pse do të jetë një javë e ngarkur çdo gjë do të stabilizohet në punët tuaja, ndaj mos u shqetësoheni. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Akrep janë më intensive, më të kujdesshëm në një lidhje me shenjën e Akrepit të 10-ditëshit të tretë. Rikuperimi ekonomiko- financiar është në dorën tuaj, pasi momenti ju favorizon.
Peshqit
Shumë flitet dhe përflitet për komunikimin tuaj në punë. Një çështje që ju ka shqetësuar do të marrë zgjidhje gjatë kësaj jave. Një diskutim për një punë të pa paguar është momenti për t’a bëre tani dhe për të shkoqur gjërat. Keni lindur për karrierë, kjo periudhë ështe ideale për të zgjidhur çdo gjë deri ditën e Diel. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Shigjetar janë pozitive. Stabilizimi ekonomik do të vijojë deri në fund të Dhjetorit, edhe pse me ndryshime të cilat do të jenë kryesisht pozitive.
Më të lexuarat


Nga alergjitë, dhimbjet e gjymtyrëve tek sëmundjet e brendshme, zbulohet çfarë ka përdorur Baba Vanga për të trajtuar sëmundjet

Cila është dita juaj me fat për muajin korrik bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Qëndroni shumë gjatë ulur? Ekspertët “ngrenë alarmin”: Ja nga çfarë rrezikoheni

Do përballeni me të papritura/ Njihuni me horoskopin javor: Një takim i rëndësishëm do t'i ndryshojë jetën kësaj shenje, si do ta gjejë muaji korrik secilin prej jush

A jeni dhe ju njëra prej tyre? Shenjat e horoskopit që nuk arrijnë dot që të mbajnë sekrete

Shmangni tensionet/ Parashikimi ditor i horoskopit, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet sot për shenjën tuaj

Mos e bëni kurrë këtë gabim/ Ekspertët ngrenë alarmin, paralajmërojnë çfarë rrezikojmë nëse i mbajmë mbyllur dritaret gjatë vapës

Kjo shenjë duhet të ketë kujdes sot/ Parashikimi ditor i horoskopit, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për ju

Ky send në shtëpinë tuaj duhet hedhur çdo javë

Nëse nuk qëndroni në njërën këmbë për më shumë se 10 sekonda, atëherë rrezikoni të vdisni
