BREAKING NEWS

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u anulua takimi me kryeministrin Albin Kurti

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u
x

Lifestyle

Të arratisesh në majë të botës, jetesa në shkëmbin 40 metra të lartë ku s’ka ashensor

Në ditët e sotme jemi mësuar me lehtësira, duam ashensor se përtojmë të ngjitemi nga shkallët. Por, jo të gjithë e shikojnë në këtë mënyrë. Ka disa njerëz që janë të lodhur nga qyteti dhe duan të arratisen në zona të qeta. Disa janë shumë, por shumë të qeta.

Njëra prej tyre është Shtylla e Jetës, ose Shtylla Katskhi, një monolit natyror gëlqeror në një fshat me të njëjtin emër në Gjeorgjinë perëndimore, i cili është i rrethuar nga lugina e lumit Katskhura.

Të arratisesh në majë të botës, jetesa në

Është rreth 40 metra i lartë dhe në krye të saj janë mbetjet e kishës së Shën Maksimit, që daton nga shekulli i 9-të apo i 10-të, dhe të një fortese të dikurshme.

Supozohet se ky ishte një vend i soditjes dhe lutjes së qetë, të destinuar për vetmitarët që dëshironin të ndaheshin nga pjesa tjetër e botës.

Të arratisesh në majë të botës, jetesa në

Një hulumtim më intensiv u krye ndërmjet viteve 1999 dhe 2009, kur objektet u rindërtuan me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore të Gjeorgjisë dhe asaj iu shtua kisha e Simon Stilithit.

Banori aktual është prifti 67-vjeçar Maxim Qavtaradze, i cili ka bërë shkallët e improvizuara që zbresin dhe ngjiten në Shtyllën e Jetës dy herë në javë. Ushqimet ngjiten lart duke përdorur karroca.