BREAKING NEWS

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të shëruar dhe 3651 të infektuar në 24 orë

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të
x

Lifestyle

Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi! Kujdes me kilet e tepërta gjatë karantinës, ja se çfarë rekomandojnë ekspertët

Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi! Kujdes me

Në këto ditë qëndrimi të detyruar në shtëpi, për të shmangur çdo rrezik të infeksionit koronavirus, marrja e kilogramëve shtesë është një rrezik i madh, me pasoja jo vetëm në linjë, por edhe për shëndetin. Prandaj, më pak sheqer dhe jo ushqime të pakontrolluara, më shumë perime dhe drithëra.

Ekspertët nutricionistë rekomandojnë që të bëhet një listë me ushqime jo të yndyrshme për të marrë në market. Ja disa këshilla në kushte karantine për një dietë të lehtë:

Frutat e thata: Nëse keni momente urie dhe ankthi mbani në dispozicion fruta të thata, ose fara kungulli, të cilat bëjnë që të shtyni edhe një farë kohe duke i ngrënë.

Perime dhe drithëra të papërpunuara: Gjithmonë filloni vaktin me sallatë ose perime të papërpunuara. Zgjidhni drithëra me indeks të ulët glicemik duke alternuar me ato pa gluten, si orizi, tërshëra, ose makarona nga gruri i plotë. Konsumoni karbohidrate maksimal 2-3 herë në javë, të kombinuar me perime dhe proteina. Një kombinim i shkëlqyeshëm është orizi dhe bishtajoret, i cili më pas bëhet një pjatë e vetme, në të cilën mund të shtoni vetëm perime të gatuara.

Mishi. Ka proteina. Më i rekomanduar është peshku dhe mishi i bardhë. Por dhe i kuqi nuk duhet eliminuar, më shumë në drekë sesa në darkë.

Gjithashtu, duhet konsumuar vezë, djathëra me pak yndyrna, si gjiza nga qumështi i lopes. Shumë më mirë do të ishte ajo pa kripë.

Buka pa maja. Bukën mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me miell integral, ujë, vaj dhe pak kripë, duke e vendosur atë në një tigan që nuk ngjit dhe duke e gatuar në të dy anët për një kohë të shkurtër.

Vaji i ullirit. Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të përdoret mbi bukë apo ushqime, por edhe në salca shoqëruar me limon, uthull molle ose balsamike.

Mos përdorni salca si majonezë ose “ketchup”, por i përgatisni vetë, ato me bazë kosi janë më të rekomanduarat. Mustarda lejohet në sasi të moderuar.

Jo sheqernat. Të limitohet në masë përdorimi i sheqerit, më shumë të përdoret mjalti.

Jo të skuqura: Mos e skuqni, por ngrohni vajin me hudhër dhe spec djegës (nëse dëshironi), për shembull nëse dëshironi të hani perime të gatuara të pjekura në tigan. Por është e rëndësishme që kurrë mos ta mbani vajin në nivele të larta temperaturat.

Jo ëmbëlsira: Për fat të keq, duke qëndruar në shtëpi, ngrënia bëhen më shumë një kalim kohe sesa një domosdoshmëri. Për këtë arsye është e rëndësishme të zvogëlohet konsumi i ëmbëlsirave dhe karbohidrateve, pasi ato stimulojnë një kërkesë të mëtejshme për to nga trupi ynë. Le të zëvendësojmë ëmbëlsirat me ullinj të gjelbër ose fruta të thata. Mbajini frutat si një ëmbëlsirë në mbrëmje, gjithashtu I hedhur kanellë dhe verë dhe spërkateni me çokollatë të errët.