BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Lifestyle

Të ketë shpirt aventure, të jetë i shoqërueshëm dhe të ketë besim/Duket si njoftim për gjetje partneri, por, është ai i një ishulli për…

Të ketë shpirt aventure, të jetë i shoqërueshëm

Në ishullin skocez Colonsay, çifti i mjekëve që janë në shërbim pritet të dalë së shpejti në pension dhe do të transferohet në tokë. Autoritetet shëndetësore lokale po kërkojnë një mjek familjeje që t’i zëvendësojë.

David Binnie dhe Jan Brooks, burrë e grua, do t’ia lënë postin një mjeku të ri, ose një çifti mjekësh, që do të kujdesen për 135 banorët e ishullit.

Nuk do të mungojnë vështirësitë, pasi për të transportuar një pacient do të duhen rreth dy orë. Njoftimi i bërë nga autoritetet dukej më shumë si një njoftim për gjetje partneri, sesa për mjek, por cilësitë e personit që kërkohet duhet t’i përshtaten vendit.

Në njoftim thuhet: “Kandidatët idelë duhet të ketë këto karakteristika: shpirt aventure, të jenë të shoqërueshëm dhe të kenë besim te vetja”.