BREAKING NEWS

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e emigrantëve? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e
x

Lifestyle

Të tërbuar nga izolimi, gjetën mënyrën më të papërshtatme për të tentuar kthimin në shtëpi

Të tërbuar nga izolimi, gjetën mënyrën më të

Izolimi është i rëndë për të gjithë, por dikush duket se po vuan më shumë. Bllokimi u fut dhe në Indi për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Por, duke mos pasur mundësi kthimi në qytetin e lindjes, dikush vrau mendjen dhe gjeti zgjidhjen më “të zgjuar”.

Fermeri 70-vjeçar Hakim Din po trajtohej për një lëndim të vogël në kokë në një spital në Jammu, kur hyri në fuqi bllokada, dhe filloi të kërkojë mënyra për t'u kthyer në shtëpi.

Me ndihmën e një shoferi ambulance, ai mendoi të pretendonte të ishte i vdekur për të kaluar pikat e kontrollit. Sipas shefit të policisë së Poonch, Din dhe tre burra të tjerë arritën të kalonin disa pika kontrolli. Shoferi i ambulancës u tregoi agjentëve certifikata të rreme të vdekjes nga spitali.

Sidoqoftë, në pikën e fundit të kontrollit para se të mbërrinin në destinacionin e tyre, ambulanca u ndalua dhe "trupat e vdekur" u inspektuan.

"Një polic kuptoi menjëherë se burrat që ishin të mbuluar brenda ambulancës nuk mund të kishin vdekur", tha zëdhënësi i policisë. Të gjithë burrat e përfshirë u arrestuan dhe iu nënshtruan karantinës së detyrueshme, dhe gjithashtu "fituan" një denoncim.