Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teknologjia e njohjes së fytyrës/ Pekini godet shpërdorimin e letrës higjienike

Postuar: 20/04/2017 - 21:34

Një makineri automatike e pajisur me teknologjinë e njohjes së fytyrës regjistron çdo përdorues dhe më pas nxjerr një copë letër 70 cm të gjatë në Tempullin e Parajsës në Pekin, në nismën e fundit kundër abuzimit me letrën higjenike të tualetet publike të Kinës. I njëjti përdorues do të duhet të presë 9 minuta përpara se të marrë një tjetër raund letre higjienike, por vizitorët ankohen se për personat që duhet ta përdorin tualetin me urgjencë, makineria vonohet shumë.

“Për shumicën e njerëzve, është pak e ngadaltë nëse duan ta përdorin tualetin me shpejtësi. Por nëse e shihni nga një tjetër këndvështrim është shumë e dobishme. Mendoj se është mirë,”shprehet Yu Baoyuan, banor 71-vjeçar i Pekinit. Lei Zhenshan, projektues dhe ekzekutiv i shitjes nga Kompania Shoulian në Tianjin, shpjegon se si makineria funksionon.

“Kjo makineri në fakt u projektua që njerëzit të mos shpërdoronin më letrat higjienike. Nëse letra do të ishte vendosur në një pajisje të pakontrolluar, atëherë njerëzit do ta shpërdoronin pafundësisht. Përmes këtyre dy lenteve të parme, ajo grumbullon informacionin e fytyrës dhe krijon një model 3-dimensional. Pasi e analizon, i jep makinerisë elektrike një sinjal që ajo të fillojë të punojë dhe të sigurojë letrën.”
Të tjerë vizitorë mendojnë se makineria është për t’u lavdëruar si tepër e dobishme pasi e nxjerr letrën në mënyrë automatike dhe nuk lejon shpërdorimin. Më herët media kineze raportonin se vizitorët në Tempullin e Parajsës harxhonin sasi të panevojshme letre higjienike nga tualetet e vendosura nëpër parqe, dhe disa madje janë parë duke i futur këto letra në çantat e tyre. Mirëmbajtësi i tualetit tha se makineria e re në fakt ka reduktuar sasinë e letrës higjienike që njerëzit përdorin – tashmë ata fusin vetëm 4 rrota letre në ditë nga 14 që fusnin më parë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 20:35

Flokët e gjatë janë një qëllim më vete i pjesës më të madhe të femrave. Në pak raste arrihet rezultati. Pavarësisht përdorimit të serumeve të kushtueshëm, shampove e maskave të ndryshme, mënyra e ushqyerjes ngelet çelësi i mirëfunksionimit të gjithçkaje në trup.

Postuar: 25/04/2017 - 19:15

Për t’u rikthyer në formë mjafton vetëm një ditë në javë me kufizime, ndërsa gjithçka tjetër është e lirë.

Postuar: 25/04/2017 - 17:51

Nëse keni tendenca t’i vendosni të gjitha ushqimet në frigorifer për t’i mbajtur më të freskëta, atëherë në disa raste mund ta keni gabim.

 

Postuar: 25/04/2017 - 13:26

Këtë fundjavë anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, së bashku me partneren kanë festuar dasmën e tyre nën valsin e këngës kushtuar Olldashit.

Postuar: 24/04/2017 - 22:47

Një grup arkitektësh kanë projektuar një anije gjigante, jo për të pasurit, por për të burgosurit.

Postuar: 24/04/2017 - 22:26

Qeni i racës Great Dane mendohet të jetë më i madhi në botë pasi peshon sa një elefant bebe, rreth 95kg.

Postuar: 24/04/2017 - 22:01

Mes shumë faktorëve që mund të shtyjnë një person të tradhëtojë, shenja e horoskopit mund të jetë njëra prej tyre.