Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Terapi për shpirtin dhe për trupin, vendimet që duhet të merrni për vitin 2019

Postuar: 09/11/2018 - 18:50

Ndërkohë që të gjithë po mendojmë se fundi i 2018-ës po afron, është koha të shohim përpara dhe të fillojmë të planifikojmë “vendime” të reja për Vitin e Ri.

Shumë prej nesh dëshirojnë të fillojnë vitin sa më ‘fresh’ dhe të shëndetshëm, por shpesh herë vendimet mund të jenë të vështira për t`u mbajtur në kohë afatgjatë. Nga zgjimi i hershëm tek puna, konsumimi i nevojshëm i ujit gjatë gjithë ditës, ka disa vendime që duhet t`i ktheni në praktika të përditshme. vendime të cilat janë dhe të lehta për t`u mbajtur:

Zgjohu herët

Vendosni alarmin 20 minuta më herët ose mos e shtyni gjatë gjithë kohës zilen e alarmit. Dhe përdorni kohën e  duhur për të bërë “strech”, bëni një stërvitje të shpejtë dhe caktoni cilat janë synimet e ditës.

Planifikoni

Vendosni qëllimet tuaja të fitnesit në fillim të javës dhe shkruani se çfarë do të punoni në çdo ditë (mos harroni të përfshini ditët e pushimit). Në fund të çdo muaji, shikoni në kalendarin tuaj dhe jini krenarë për të gjithë punën e madhe që keni kryer!

Bëni ushtrime në shtëpi

Nëse nuk keni kohë të shkoni në palestër  atëherë ushtrohuni në shtëpi, do kurseni para dhe kohë dhe do jeni në një gjendje të mirë shëndetësore. Dhe do stërviteni për më tepër.

Filloni ecjen

Kudo që të jeni duke shkuar, mëngjes, drekë apo darkë, bëni një ecje vërdallë, një deri në dy herë në ditë. Do t’ju japë kohë të zgjasni këmbët, të hiqni mendimet negative dhe të shkëputeni nga kompjuteri.

Konsumoni më shumë ujë

Të pini shumë ujë ju hidraton, është mirë për lëkurën tuaj dhe madje ju ndihmon edhe të humbisni peshë. Vendosni që të pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës.

Hani më shumë fruta

Ekspertët e Fitness-t shprehen se “abs-at bëhen në kuzhinë”, kështu që filloni të reduktoni sheqerin dhe zëvendësojeni atë me fruta të freskëta.

Provoni diçka të re

Mbani rutinën tuaj interesante duke provuar një stërvitje të re, si yoga ajrore ose surfing shtëpie. Mund të kërkoni dhe në Youtube video të tilla që të mësoni si të veproni.

Filloni meditimin

Meditimi është një mënyrë e shkëlqyer për të praktikuar mirëqenien mendore dhe të lidheni me trupin tuaj. Merrni disa minuta nga dita juaj (si p.sh para punës) për t’u ulur në heshtje dhe kontrolloni me veten. Merrni këtë kohë për të praktikuar ngadalësimin e frymëmarrjes suaj dhe për të akorduar në trupin tuaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 16:39

Kjo javë e parafundit e muajit gusht do të jetë e mbushur me surpriza të këndshme për shumë prej jush.

Postuar: 18/08/2019 - 22:45

Nëse mendoni se femrat i zgjedhin partnerët nga bukuria e keni gabim.

Postuar: 18/08/2019 - 21:33

Një pushues britanik në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u rrëzua nga ballkon

Postuar: 17/08/2019 - 23:24

Një grua mund t'i japë fund një lidhjeje edhe pse mund të jetë shumë e dashuruar!

Postuar: 17/08/2019 - 22:14

Sa herë kemi dëgjuar këshilla nga prindërit "ha një banane para se të shkosh në punë" o