BREAKING NEWS

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak Ngjela flet me emra dhe bën deklaratën ‘bombë’: Ja pse Ilir Meta do të shkarkohet , bravo i qoftë Lulzim Bashës nëse...

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak
x

Lifestyle

Thashethemexhinjtë/ Mos i tregoni kurrë sekretet tuaja këtyre 5 shenjave të horoskopit

Thashethemexhinjtë/ Mos i tregoni kurrë sekretet tuaja këtyre 5

Të mbash një sekret nuk është aq e lehtë dhe këtë gjë e thotë shkenca, por kjo gjë bëhet edhe më e vështirë nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Përpara se t’i besoni dikujt një sekret, sigurohuni që ky i fundit nuk do ta përhapë atë.

Lista nuk është aq e shkurtër ndaj vazhdoni lexoni dhe bëni lidhjet e shenjave me njerëzit që njihni në mënyrë që të jeni të përgatitur.

Dashi

Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshqet të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.

BInjakët

Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Gaforrja

Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurt që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e radhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Peshorja

Peshorja nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por kur i jepet rasti e përqafon dhe këtë gjë e bën duke folur më shumë se duhet, jo vetëm për të tjerët por edhe për veten.

Shigjetari

Shigjetarit i flet goja para mendjes dhe kjo është arsyeja përse kjo shenjë nuk mban dot sekrete.