Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Tronditet' shqiptari, gjen këmbën e tij të prerë në paketën e cigareve (FOTO)

Postuar: 18/07/2019 - 17:24

Një ngjarje e çuditshme i ka ndodhur një shqiptari në Francë i cili ka konstatuar se këmba e tij e prerë është përdorur  pa leje si foto në një paketë cigaresh nga një kompani e cila merrej me tregtimin e tyre.

60 vjeçari shqiptar është habitur pa masë kur ka parë foton e tij me këmbën e amputur.

Fotoja e shqiptarit i cili jeton në lindje të Francës ishte vendosur në një pako cigareje të certifikuar nga Bashkimi Evropian, ku në ballinë kishte mbishkrimin: “Pirja e duhanit bllokon arteriet e gjakut”.

Shqiptari që jeton në Metz të Francës thuhet se e kishte humbur kohën gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

Fotoja në pakon e cigares u zbulua rastësisht nga djali i 60 vjeçarit që e konstatoi një gjë të të tillë gjatë momentit që po blinte një paketë cigare vitin e kaluar në Luksemburg

Ndërkohë avokatët e familjes po kontaktojnë Komsionin Europian për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Djali e kishte njohur këmbën e të atit për shkak të shenjave dhe cikatriceve.

Pasi kishte dërguar paketën e cigareve në shtëpi, konfirmimin e kishte bërë edhe babai i tij kishte që ajo ishte këmba e tij.

Burri thotë se nuk ka dhënë kurrë leje që fotoja të përdoret dhe beson se ajo është marrë në një spital ku kishte shkuar për tu pajisur me këmbë protezë.

“Është e pabesueshme që një person sheh që fotoja e tij është përdorur në një paketë cigaresh pa miratim” thotë avokati Antoine Fittante.

“Klienti im ndihet i tradhtuar, dhe ndihet i lënduar duke parë këmbën e tij të prerë në një paketë cigaresh. Duhet ta pranojmë se kjo nuk është e këndshme”

Avokati i ka shkruar spitalit për të mësuar si ka mundësi që fotoja ka dalë nga ai spital.

Ndërkohë Komisioni Evropian është kontaktuar pasi rezulton përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla në të gjitha paketat e cigareve në BE.

Avokati Fittante thotë se zakonisht Komisioni përdor foto nga databasi i tij të cilat janë të verifikuara dhe të publikuara me konsensusin e personit që i përket.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 23:26

Nëse keni vështirësi për të arritur orgazmën ose thjesht doni të rrisni dëshirën seksuale, mund ta bëni shumë mirë këtë me ushqime”, shpjegon Dr.

Postuar: 22/08/2019 - 23:03

Rex Wood është mashkulli që ka arritur të çojë në shtrat më shumë se 100 femra, prandaj le të the

Postuar: 22/08/2019 - 21:36

Spërkasni me pak alkool nën mbulesat e krevatit dhe do të mbeteni pa fjalë, me atë që do të zbulo

Postuar: 22/08/2019 - 21:03

Gjashtë persona të moshës 62 deri në 85 janë arrestuar pasi oficerët e policisë hynë në pyll duke

Postuar: 22/08/2019 - 20:55

Nishanët janë diçka shumë e zakonshme. Pothuajse të gjithë ne kemi nga një të tillë.

Postuar: 22/08/2019 - 20:34

Kur është fjala për seksin, të gjithë ndoshta i bëjnë të njëjtën pyetje vetes, por rrallë e thonë

Postuar: 22/08/2019 - 20:07

Një adoleshente rumune e cili dyshohet se ka shitur virgjërinë e saj në internet, ka pohuar se hi