Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tymosi cigare elektronike për tre vite, nëna e tre fëmijëve e pëson keq

Postuar: 16/09/2019 - 15:57

Një nënë me tre fëmijë ka kaluar më shumë se tre javë në spital dhe ra në koma pasi iu shfaq sëmundja misterioze e mushkërive. Siç duket, ky është një rast tjetër i kësaj sëmundjeje që besohet të jetë e lidhur me tymosjen e cigareve elektronike.

Sherie Canada, nga Teksasi kishte rreth tre vite që tymoste rregullisht cigare elektronike derisa u sëmur në qershor. Në fillim ajo mendoi se mos kishte marrë gripin, por mjekët më pas i dhanë një lajm jo dhe aq të mirë.

Në fillim Canada u diagnostikua me ‘pre-pneumonia’ po gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej derisa mjekët zbuluan lëngje dhe gjak në mushkëritë e saj.

Ndërsa shëndeti i saj rëndohej, Sherie ra në koma më 18 qershor.

Nëna e tre fëmijëve u shpreh për mediat:

Ishte shumë e frikshme. Po lutesha dhe po shpresoja që të zgjohesha. Kur e nisa nuk po e mendoja shumë gjatë. Tymosin të tjerë dhe janë në rregull, kurse unë u sëmura."

Canada qëndroi në spital për 24 ditë ndërsa tregoi se gjëja më e vështirë ishte që të shihte djemtë teksa mërziteshin për të.

Sherie e ndau historinë e saj me të tjerët në Facebook duke shpresuar se mund të ndërgjegjësojë të tjerët për rreziqet që vinë nga cigaret elektronike.

Ndërkohë në SHBA janë identifikuar më shumë se 400 raste me këtë sëmundje të rëndë ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 6 persona nga shtete të ndryshme.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 11:42

Sipas një gazete belge, kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette, ka urdhëruar policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Postuar: 23/10/2019 - 10:48

Një asteroid pritet të kalojë pranë tokës dhe mund të shihet me ndihmën e një teleskopi të vogël

Postuar: 21/10/2019 - 15:50

Një në çdo dy shtëpi banohet nga vetëm një person në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.Shumë shoqa

Postuar: 21/10/2019 - 11:42

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjen