
Postuar: 10/09/2018 - 15:11
Të duash trupin tënd dhe të respektosh veten është një hap i madh dhe i sigurtë në jetën e të gjithëve.
E këtë ka bërë edhe Iskra Lawrence, e cila para disa kohësh u përjashtua nga një agjenci modelingu dhe u injorua nga të tjera për shkak të formave të kolme që gëzon.
Iskra nuk lodhet aspak të përdorë fotoshopin që të fshehë celulitin, strijat apo kofshët e gjera, sepse ndihet e lumtur me trupin e saj dhe u gëzohet formave që ka.
Në rrjetet sociale 27-vjeçarja ka gjetur edhe mbështetjen më të madhe dhe sot punon si modele për një linjë të masave më të mëdha.




/Agjensia e Lajmeve Sot News/