BREAKING NEWS

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik
x

Lifestyle

U ul në piano dhe nisi të luante muzikë në rrugë, 12-vjeçari mahniti kalimtarët me talentin

U ul në piano dhe nisi të luante muzikë në rrugë,

Harrison Crane është një djalë 12 vjeç i pasionuar pas pianos. Performancat e tij kanë gjithnjë sukses të madh, si ajo në aeroportin e “Manchester”-it. Ai luajti “Re të bardha” të Ludovik Einaudi dhe menjëherë njerëzit, edhe fëmijët, e rrethuan për të admiruar performancën.

Show i fundit ishte në Liverpul, pranë një qendre tregtare. Crane u ul në piano dhe nisi të luante disa nga sukseset më të mëdha të viteve ’90: “Children” të Robert Miles, “Blue (Da Ba Dee)” të “Eiffel 65”, “Sandstorm” të Darude dhe “Seven Nations Army” të “The White Stripes”.

Në pak minuta klientët e rrethuan djaloshin, admiruan muzikën dhe në fund të performancës i dhuruan një duartrokitje të gjatë, saqë e emocionuan.