Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ushqimet që mund t’i zëvendësojnë lehtë vezët

Postuar: 13/01/2018 - 12:56

Nëse për ndonjë arsye nuk mundeni ose nuk dëshironi të hani vezë, mos u brengosni, sepse ka zëvendësime adekuate.

Një nga zëvendësuesit e vezëve është tofu, të cilin mund ta thërrmoni dhe t’i shtoni piper dhe origano, transmeton Koha.net. Zëvendësimi juaj i shëndetshëm i vezëve është i gatshëm për ta ngrënë.

Kungulli është gjithashtu një zëvendësues i shkëlqyeshëm për vezët, ndërsa përgatitet si tofu. Kungulli i lidh përbërësit dhe i jep lagështi të mjaftueshme çdo ushqimi. Mund ta përdorni një të tretën e një filxhani çaji të puresë së gatuar të kungullit për t’i zëvendësuar vezët në ushqimet tuaja.

Patatja është mbreti i perimeve dhe një zëvendësues i shkëlqyeshëm për vezët. Në çdo ushqim mund t’i zëvendësoni vezët me purenë e patateve. Një çerek i filxhanit me pure të patates është i barabartë me një vezë.

Kur bëni ëmbëlsira, vezët mund t’i zëvendësoni me vaj ulliri, apo një të katërtën e një filxhani me vaj ulliri ekstra të virgjër. Kjo do t’i përmbushë kërkesat e mysafirëve të cilët janë vegjetarianë.

Një lugë e madhe me fara të lirit është e barabartë me një vezë dhe mund të përdoret për të gjitha ushqimet e pjekura. Farat e lirit e ofrojnë të njëjtën vlerë ushqyese, ndërsa ushqimi e fiton një teksturë paksa më krokante.

Në vend të vezës mund të përdoret edhe mielli i misrit, i cili është një agjent i shkëlqyeshëm lidhës, përcjell Koha.net. Katër lugë të mëdha të miellit të misrit të përziera me katër lugë me ujë i zëvendësojnë me sukses dy vezë.

Banania e shtypur mund të lidhet dhe të sigurojë lagështi në çdo ushqim. Ekspertët rekomandojnë që ta përdorni një të katërtën e filxhanit të bananes së shtypur, e cila e zëvendëson një vezë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 95

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 15:15

Një video e filmuar në rrugën perëndimore Route 3 në Rutherford, ne New Jersey po bën xhiron e rrjeteve.

Postuar: 14/12/2018 - 13:34

Lulja simbol i Krishtlindjes, e njohur si Poinsettia, është pjesë e çdo shtëpie këto ditë.

Postuar: 14/12/2018 - 12:34

Kompania e menaxhimit të fjalëkalimeve SplashData publikoi listën e përvitshme me 100 fjalëkali

Postuar: 14/12/2018 - 12:16

Gënjeshtarët i nxjerr zbuluar gjuha e trupit!

Postuar: 14/12/2018 - 11:18

Një asteroid metalik, prej 1 500 metrash diametër, goditi Tokën 2,5 milionë vite më parë, shkru

Postuar: 14/12/2018 - 10:09

Këto fakte për tradhtinë deri tani nuk i keni ditur, e po tani duhet patjetër t’i mësoni.

Postuar: 14/12/2018 - 08:44

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 14 dhjetor 2018