Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vajza e biznesmenit turk vdiq në aksidentin tragjik, i fejuari mbahet me qetësues

Postuar: 13/03/2018 - 22:10

Lajmi që dy ditë më parë tronditi mediat turke dhe më gjerë ka bërë që i gjithë rrjeti të përfshihet në ngjarjen tragjike. Humbja e 11 jetëve pas rrëzimit të një avioni privat në Iran ka tronditur të gjithë opinion publik në Turqi dhe ka përfshirë edhe shumë personazhe të njohur të bëhen pjesë e ngushëllimeve për familjet.

Siç shkruajnë mediat turke, është zbardhur edhe telefonata e fundit e vajzës së miliarderit turk që ka bërë me të fejuarin kur po kthehej nga festa e beqarisë që kishte kaluar në Dubai.

Mina Basaran dhe 7 shoqe të saj, së bashku me 3 pjesëtarë të ekuipazhit po ktheheshin nga Dubai, kur avioni i Başaran Holding u rrëzua në Iran të dielën.
Mina kishte shpallur edhe datën e martesës më 14 prill, por për fat të keq, nuk e arriti atë ditë. Sot, nëna e saj ka shkuar në morg për të identifikuar trupin.

Siç shkruan Hyrriet, telefonata e fundit e Mina Basaran me të fejuarin ka qenë rreth orës 16:30: “Pas 5 orësh, jam pranë teje shpirt”, – i ka thënë ajo bashkëshortit të ardhshëm.

Biznesmeni Murat Gezer do nisej për në aeroportin Ataturk për t’i bërë surprizë Mina-s, kur mori lajmin e hidhur. Pas lajmit, Gezer ndodhet në shtëpinë e Minas dhe, siç shkruajnë mediat turke, po mbahet në këmbë me qetësues. “Unë besoj, Mina do të vijë”, thotë ai vazhdimisht.

Murat Gezer dhe Mina Basaran u fejuan më 20 tetor dhe më 14 prill do të martoheshim me një ceremoni madhështore në Çiragan Sarayi, në Stamboll.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 44

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2018 - 23:27

Ajo çka tashmë dihet me siguri, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në

Postuar: 08/12/2018 - 23:25

1600 Pennsylvania Ave North West është ndoshta adresa më e famshme në botë.

Postuar: 08/12/2018 - 23:10

Thuhet se lumturia është një ndjenjë e paqartë, mirëpo psikologët nuk bien dakord me këtë konstat

Postuar: 08/12/2018 - 20:52

Ashtu si makinat, edhe avionët pluhurosen dhe duhen pastruar pas një kohe.

Postuar: 08/12/2018 - 20:36

Është pjesë e natyrës njerëzore që gjatë jetës të preket nga sëmundje të ndryshme të cilat mund

Postuar: 08/12/2018 - 19:54

Debati nëse gjuhët e huaja kthjellojnë apo lodhin së koti trurin e njeriut ka vënë përballë lin