BREAKING NEWS

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë për llogaritë e dyshimta, të rrezikuar gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë
x

Lifestyle

Vajza e vogël që qeshte me bombardimet, nis një jetë të re larg zonës së nxehtë të luftimeve

Vajza e vogël që qeshte me bombardimet, nis një jetë të

Salwa, vajza siriane e cila u bë e famshme prej videos ku qeshte me bombardimet, tani ka nisur një jetë të re në Turqi, larg zonës së nxehtë të luftimeve në provincën Idlib.

Ajo dhe i ati i saj, Abdullah Muhamed, shfaqen në video duke luajtur një lojë me të, ndërsa avionët e luftës lëshojnë bomba pranë shtëpisë së tyre në Siri.

Gjatë “lojës”, sa herë që dëgjohej tingulli i bombave, në vend që të frikësohej, ai e mësoi Salwa-n të qeshë. Kjo tha ai ndihmoi në përvojën traumatike të familjes.

Muhamedi tha: “Ne i dorëzuam botës mesazhin tonë me këtë video të xhiruar në kohën e sulmit.”

“Unë do të doja të falënderoja qeverinë turke për gjithçka. Para dhe pas revolucionit, Turqia ndihmoi sirianët në çdo fushë. Turqia po bën gjithashtu çmos për sirianët që jetojnë brenda kufijve të saj”.