Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vajza i jep ushqim të pastrehut babai e filmon, pas pak kohësh vjen telefonata që nuk do ta besoni (Historia e saj preku zemrat e shumë qytetarëve)

Postuar: 17/06/2019 - 12:00

Eddie Scott dhe vajza e tij 8-vjeçare Ella po drekonin së bashku në një restorant.

Ata ishin ulur në një vend pranë dritares, kur vajza e vogël vëzhgoi një burrë që rrinte ulur jashtë vetëm pak metra larg tyre. Ai ishte i moshuar dhe i çuditshëm, dhe ishte ulur vetëm ndërsa ata ishin duke drekuar familjarisht. Ella, vajza e vogël, donte t’i jepte diçka.

“A mund t’i jap vetëm …” ajo fillon të pyesë, duke u përpjekur të ngrihet. Ella mori pjatën e saj të biftekëve dhe patateve, ndërsa Eddie mori telefonin e tij në dorë, kurioz për atë që vajza do të bënte.

“Sigurisht, vazhdo,” tha ai. “E kuptove.”

Ajo u largua menjëherë nga restoranti dhe më pas ia dorëzoi pjatën e saj personit që ishte ulur në stol.

I moshuari dukej i tronditur, duke shkaktuar një reagim të ngrohtë nga Eddie.

“Bravo Ella”, tha ai. “Ella, ti je e mrekullueshme. Mendoj se e bëre të lumtur jo vetëm ditën e tij, por edhe javën e tij.”

Babai dhe vajza u morën në intervistë nga “TODAY”, dhe vajza e vogël preku zemrat e shumë qytetarëve.

“Ella gjithmonë ka pasur një zemër të madhe”, tha babai për TODAY. “Sa herë shikon njerëz të pastrehë në rrugë, ajo gjithnjë më pyet për para për t’ua dhënë atyre”.

Ditë më pas Eddie postoi videon e vajzës së tij të vogël në Facebook, por papritur ai mori një telefonatë.

Një grua e emocionuar eprezantoi veten si Rosanna Salkoëski. Ajo i shpjegoi në telefon se vëllai i saj kishte lënë shtëpinë gjashtë muaj më parë, dhe ajo nuk e kishte parë atë që nga ajo kohë. Emri i vëllait të saj ishte David, ai ishte 62 vjeç dhe ishte një veteran që vuante nga traumatizmi-stres-çrregullim.

Roseanne kishte parë videon e Ella-s, dhe ishte aq e lehtësuar kur pa se vëllai i saj David ishte në rregull.

Kështu Eddie përhapi në Facebook mesazhin – “tani Rosanna po kërkon të lidhet përsëri me vëllain e saj”.

“Ella mori një mësim të rëndësishëm duke ndihmuar Davidin. Nëse dikush e sheh Davidin, ju lutem ndihmoni të lidhni vëllain dhe motrën. Davidi është me origjinë nga Filadelfia, i ka shërbyer vendit të tij dhe vuan nga PTSD. Ju lutem, ndajeni këtë dhe lidhni Roseanne me David !”, shkroi ai.

 

 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 21:36

Vuajti 22 vite dënim me burg për një krim që nuk e kishte kryer asnjëherë. Ai hyri në qeli në moshën 20-vjeçare, për akuzën e përdhunimit dhe vrasjes, teksa pas më shumë se dy dekadash fitoji pafajësinë.

Postuar: 22/07/2019 - 18:51

Dy të rinj nga Kosova kanë përjetuar një aventurë të rrezikshme teksa ishin duke pedaluar me bi

Postuar: 22/07/2019 - 18:33

Ky është momenti tronditës ku një grua i kërkon falje të dashurit të saj, pasi dyshohet se e plag

Postuar: 22/07/2019 - 18:02

Në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës ditën e sotme ka rënë një specie e rrallë.

Postuar: 22/07/2019 - 15:18

Edhe pse kanë 30 vite diferencë asgjë nuk e pengon këtë çift që të jenë të dashuruar marrëzisht m

Postuar: 21/07/2019 - 23:01

Shumë thonë se yjet mund të parashikojnë gjithçka.